Do të krijojmë një bërthamë të prokurorëve, të cilët do të merren ekskluzivisht me rastet e korrupsionit, thotë për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi.
RADIO EVROPA E LIRË
ISMET KABASHI
Pas zbatimit të procesit të emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve - që ka ndodhur vitin e kaluar - unë gjej se është përmirësuar dukshëm gjendja e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Në këtë drejtim ka ndikuar edhe nxjerrja e ligjeve për Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe ligjet për Prokurorinë e Shtetit dhe për gjykatat e rregullta.
Është shumë e rëndësishme që prokuroria tani është institucion i pavarur buxhetor, do të thotë e ka buxhetin e vet, e menaxhon vetë atë, menaxhon vetë me resurset njerëzore të sistemit prokurorial në tërësi.
Ka kompetenca në emërimin, rekrutimin e prokurorëve të ardhshëm. Kemi 45 prokurorë të rinj dhe kemi zgjidhur afërsisht 40% më tepër të lëndëve sesa vitin e kaluar. Edhe kushtet materiale për punën e prokurorive janë përmirësuar, në krahasim me më parë.
RADIO EVROPA E LIRË
Sigurisht që këto ndikojnë në perceptimin e qytetarëve për prokurorinë, mirëpo është një çështje tjetër që definitivisht duhet të kuptohet - se sistemi prokurorial është i ndarë prej sistemit gjyqësor.
Ne jemi sistem i drejtësisë në përgjithësi; në kuadër të sistemit të drejtësisë, si sistem prokurorial jemi të ndarë prej sistemit gjyqësor. Sikur të mos merrnim lëndë të reja, me këtë numër të prokurorëve - që është diku gati 60% e nevojave të prokurorëve në Kosovë - ne kemi arritur t’i kryejmë 90% të lëndëve.
RADIO EVROPA E LIRË
ISMET KABASHI
Është shumë inkurajuese edhe çështja e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Të gjitha lëndët e korrupsionit dhe të krimit, të gjitha veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe kundër ekonomisë, në rast se nuk kalojnë në sferën e krimit të organizuar, janë kompetencë e prokurorive të qarqeve dhe prokurorive komunale, e nuk janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Ne kemi pasur punë vetëm sa u përket veprave penale kundër detyrës zyrtare, në kuadër të të cilave është edhe çështja e korrupsionit. Në gjashtëmujorin e parë kemi zgjidhur lëndët kundër 359 personave, prej të cilave prokuroritë vendore i kanë zgjidhur kundër 349 personave dhe ky është rezultat shumë inkurajues.
Me qëllim të luftimit të këtij lloji të kriminalitetit, ne kemi caktuar nga një prokuror në secilën prokurori të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës ka caktuar oficerë të veçantë të policisë, të cilët do të merren me lëndët e korrupsionit.
Kjo ka filluar të funksionojë prejse kemi caktuar një koordinator kombëtar për këto çështje të korrupsionit dhe besoj se në gjashtëmujorin e dytë do të jenë rezultate edhe më të mëdha.
Problemi më i madh është se në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, e cila ka numrin më të madh të lëndëve - diku 42% e më tepër të krejt kriminalitetit nga kompetenca e prokurorive të qarkut të Kosovës - kemi numër shumë të vogël të prokurorëve.
Ne jemi në fazën e emërimit të shtatë prokurorëve dhe një do ta propozoj në mbledhjen e ardhshme të këshillit. Do të krijojmë një bërthamë të prokurorëve, të cilët do të merren ekskluzivisht me rastet e korrupsionit. Do të kemi rezultate shumë më të mira ndoshta në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.
RADIO EVROPA E LIRË
ISMET KABASHI
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ju thashë, nuk e ka kompetencë ekskluzive çështjen e ndjekjes së personave zyrtarë për vepra penale të korrupsionit.
Unë, kur kam ardhur si prokuror, kam trashëguar një situatë të tillë, ku ata kanë vendosur lidhur me këto çështje. Mirëpo, kjo, në të ardhmen, është kompetencë e prokurorive vendore; kur të përmbushen kushtet ligjore që një çështje, një lëndë e tillë të kalojë në Prokurorinë Speciale, atëherë ajo do të kalojë në Prokurorinë Speciale - sepse, në të ardhmen, me këto çështje do të merren prokurorët vendorë.
Unë nuk dua të komentoj misionin e BE-së, ose ato tjerat. Zgjedhjet ligjore momentale janë asisoj që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është nën udhëheqjen e prokurorit të EULEX-it dhe nën mbikëqyrjen e kryeprokurorit të shtetit.
Ajo mbikëqyrje është vetëm në kuptim të marrjes së të dhënave të këtyre çështjeve; nuk është në kuptim të ndikimit në Prokurorinë Speciale, e cila udhëhiqet nga një prokuror i huaj, derisa të jemi në tranzicion të aplikimit të Planit të Ahtisarit.
RADIO EVROPA E LIRË
ISMET KABASHI
Ne, në prokuroritë vendore, do të thotë në të gjitha prokuroritë e qarqeve, kemi prokurorë të EULEX-it dhe është bashkëpunim i shkëlqyeshëm. Unë kam takim javor me kryeprokuroren e EULEX-it, i vlerësojmë, i planifikojmë të gjitha detyrat bashkërisht.
Sa i takon çështjes në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, që është e rregulluar me një ligj të posaçëm, besoj se në të ardhmen shumë të afërme, duhet të ndryshohet ai ligj, në mënyrë që prokurorët vendorë, që janë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, të merren me zgjidhjen e të gjitha rasteve nga kompetenca e veçantë e asaj prokurorie - kryesisht të koncentrohen në krimin e organizuar, që është kompetencë e tyre e veçantë, në shpëlarjen e parave, që është po ashtu kompetencë e veçantë e tyre, dhe në krimet e luftës.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Kabashi, si e vlerësoni gjendjen në sistemin e drejtësisë në vend?
ISMET KABASHIPas zbatimit të procesit të emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve - që ka ndodhur vitin e kaluar - unë gjej se është përmirësuar dukshëm gjendja e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Në këtë drejtim ka ndikuar edhe nxjerrja e ligjeve për Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe ligjet për Prokurorinë e Shtetit dhe për gjykatat e rregullta.
Është shumë e rëndësishme që prokuroria tani është institucion i pavarur buxhetor, do të thotë e ka buxhetin e vet, e menaxhon vetë atë, menaxhon vetë me resurset njerëzore të sistemit prokurorial në tërësi.
Ka kompetenca në emërimin, rekrutimin e prokurorëve të ardhshëm. Kemi 45 prokurorë të rinj dhe kemi zgjidhur afërsisht 40% më tepër të lëndëve sesa vitin e kaluar. Edhe kushtet materiale për punën e prokurorive janë përmirësuar, në krahasim me më parë.
RADIO EVROPA E LIRË
Së fundmi keni publikuar të dhëna për punën dhe lëndët e zgjidhura nga prokurorët. Megjithatë, jeni kritikuar për mospunë në zgjidhjen e shumë lëndëve. Ku janë ngecjet në këtë drejtim?
ISMET KABASHI
Gjatë gjashtëmujorit të parë kemi përfunduar 90.5 % të të gjitha lëndëve të rëndësishme, të cilat na kanë ardhur në atë gjashtëmujor. Prej këtij numri nuk janë vetëm lëndët që i janë paraqitur Prokurorisë Publike... vetëm për lëndët e zgjedhjeve në kemi 502 persona të akuzuar sipas detyrës zyrtare - do të thotë, pa i paraqitur askush në prokurori.Sigurisht që këto ndikojnë në perceptimin e qytetarëve për prokurorinë, mirëpo është një çështje tjetër që definitivisht duhet të kuptohet - se sistemi prokurorial është i ndarë prej sistemit gjyqësor.
Ne jemi sistem i drejtësisë në përgjithësi; në kuadër të sistemit të drejtësisë, si sistem prokurorial jemi të ndarë prej sistemit gjyqësor. Sikur të mos merrnim lëndë të reja, me këtë numër të prokurorëve - që është diku gati 60% e nevojave të prokurorëve në Kosovë - ne kemi arritur t’i kryejmë 90% të lëndëve.
RADIO EVROPA E LIRË
Një nga çështjet, për të cilat flitet shumë, është moszgjidhja e shumë lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ku janë pengesat në zgjidhjen e këtyre lëndëve?
ISMET KABASHIËshtë shumë inkurajuese edhe çështja e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Të gjitha lëndët e korrupsionit dhe të krimit, të gjitha veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe kundër ekonomisë, në rast se nuk kalojnë në sferën e krimit të organizuar, janë kompetencë e prokurorive të qarqeve dhe prokurorive komunale, e nuk janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Ne kemi pasur punë vetëm sa u përket veprave penale kundër detyrës zyrtare, në kuadër të të cilave është edhe çështja e korrupsionit. Në gjashtëmujorin e parë kemi zgjidhur lëndët kundër 359 personave, prej të cilave prokuroritë vendore i kanë zgjidhur kundër 349 personave dhe ky është rezultat shumë inkurajues.
Me qëllim të luftimit të këtij lloji të kriminalitetit, ne kemi caktuar nga një prokuror në secilën prokurori të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës ka caktuar oficerë të veçantë të policisë, të cilët do të merren me lëndët e korrupsionit.
Kjo ka filluar të funksionojë prejse kemi caktuar një koordinator kombëtar për këto çështje të korrupsionit dhe besoj se në gjashtëmujorin e dytë do të jenë rezultate edhe më të mëdha.
Problemi më i madh është se në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, e cila ka numrin më të madh të lëndëve - diku 42% e më tepër të krejt kriminalitetit nga kompetenca e prokurorive të qarkut të Kosovës - kemi numër shumë të vogël të prokurorëve.
Ne jemi në fazën e emërimit të shtatë prokurorëve dhe një do ta propozoj në mbledhjen e ardhshme të këshillit. Do të krijojmë një bërthamë të prokurorëve, të cilët do të merren ekskluzivisht me rastet e korrupsionit. Do të kemi rezultate shumë më të mira ndoshta në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.
RADIO EVROPA E LIRË
Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, më herët, ka deklaruar se ka një listë të gjatë me emrat e personave që po hetohen nën dyshimin për korrupsion dhe krim të organizuar. A jeni ju në dijeni për persona zyrtarë që po hetohen?
ISMET KABASHIProkuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ju thashë, nuk e ka kompetencë ekskluzive çështjen e ndjekjes së personave zyrtarë për vepra penale të korrupsionit.
Unë, kur kam ardhur si prokuror, kam trashëguar një situatë të tillë, ku ata kanë vendosur lidhur me këto çështje. Mirëpo, kjo, në të ardhmen, është kompetencë e prokurorive vendore; kur të përmbushen kushtet ligjore që një çështje, një lëndë e tillë të kalojë në Prokurorinë Speciale, atëherë ajo do të kalojë në Prokurorinë Speciale - sepse, në të ardhmen, me këto çështje do të merren prokurorët vendorë.
Unë nuk dua të komentoj misionin e BE-së, ose ato tjerat. Zgjedhjet ligjore momentale janë asisoj që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është nën udhëheqjen e prokurorit të EULEX-it dhe nën mbikëqyrjen e kryeprokurorit të shtetit.
Ajo mbikëqyrje është vetëm në kuptim të marrjes së të dhënave të këtyre çështjeve; nuk është në kuptim të ndikimit në Prokurorinë Speciale, e cila udhëhiqet nga një prokuror i huaj, derisa të jemi në tranzicion të aplikimit të Planit të Ahtisarit.
RADIO EVROPA E LIRË
Për cilat raste bashkëpunon Prokuroria me EULEX-in?
ISMET KABASHINe, në prokuroritë vendore, do të thotë në të gjitha prokuroritë e qarqeve, kemi prokurorë të EULEX-it dhe është bashkëpunim i shkëlqyeshëm. Unë kam takim javor me kryeprokuroren e EULEX-it, i vlerësojmë, i planifikojmë të gjitha detyrat bashkërisht.