Që nga e premtja, të paktën në gjashtë rrugë magjistrale dhe lokale, serbët e veriut kanë vendosur barrikada, në tentim për të shkëputur lidhjet mes jugut dhe veriut.
Njëri nga liderët e serbëve të veriut, Kërstimir Pantiq ka thënë se serbët tash janë më të vendosur se kurrë që të mos heqin dorë nga bllokadat rrugore dhe sipas tij ato do të forcohen në ditët e ardhshme.
“Serbët janë më të vendosur se kurrë që të përmbushin kërkesat e tyre, që nga ato kalimet administrative të tërhiqen të gjithë pjesëtaret e të ashtuquajturës doganë dhe polici kufitare. Ata janë të gatshëm që muajt e ardhshëm apo tërë dimrin ta kalojnë në barrikada”, i tha Radios Evropa e Lirë, Kërstimir Pantiq.
Ai tha se serbët heqin barrikadat vetëm atëherë kur nga pikat kufitare të tërhiqen pjesëtarët e Doganës së Kosovës dhe kur KFOR-i kontrollin e këtyre pikave t’ua kalojë stacioneve policore në veri të Kosovës.
Ura kryesore mbi lumin Ibër, rruga magjistrale Mitrovicë-Leposaviq, rruga Mitrovicë- Zubin Potok, rruga afër shkollës teknike afër Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë si dhe disa rrugë tjera më të vogla vazhdojnë të jenë të bllokuara nga serbët, të cilët kundërshtojnë planin e qeverisë së Kosovës për kthimin e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31.
Autoritetet ndërkombëtare nuk duket se kanë ndonjë plan për heqjen e shpejtë të bllokadave, ndërkohë, që KFOR-i edhe më tej bën bartjen e policëve e doganierëve kosovarë për në pikat 1 dhe 31 me helikopterë ushtarakë.
“Është situatë e pandryshuar, njerëzit janë paqësorë, sikurse edhe demonstruesit. Ne po i japim kohë politikanëve që të kryejnë negociata. Po presim nga nivelet e larta. Ne nuk jemi politikanë dhe nuk po kryejmë kurrfarë negociatash me njerëzit në barrikada”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KFOR-it, Ralf Adametz.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë ditë më parë se përgjegjës kryesorë për heqjen e barrikadave janë forcat e KFOR-it dhe ato të EULEX-it.
Zyrtarët evropianë kërkojnë heqjen e barrikadave, por nuk japin informacione nëse kanë ndonjë plan për hapjen e shpejtë të rrugëve.
“EULEX-i dhe KFOR-i janë duke e monitoruar situatën në lidhje me barrikadat. Këto barrikada kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe duhet të hiqen. EULEX-i mban qëndrimin se ka shumë opsione. Por, duhet mbajtur mend se këto barrikada prekin komunitetin lokal, të cilit po i shkaktojnë shumë dëme. Njerëzit duan të udhëtojnë dhe të kryejnë punët e tyre. Për këtë arsye barrikadat duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hatën.
Hatën nuk dha detaje në lidhje me ato që i quan opsione të hapura, sikurse që nuk dha detaje nëse ka ndonjë afat kohor se deri kur do të tolerohet mbyllja e rrugëve që lidhin jugun me veriun e vendit.
E ndërsa rrugët mbesin të bllokuara, më së shumti duket se po pësojnë banorët lokalë.
“Situata është e tensionuar. Janë të pazakonta këto barrikada, në vazhdimësi po vendosen barrikadat, po mbyllen njerëzit, po mbyllet populli. Unë nuk e di se çka duhen këto barrikada. Nuk mund të flemë gjithë natën, dëgjohen të shtënat. Kemi shumë probleme, na është rënduar jeta, edhe fëmijëve në shkolla, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve e gjithë të tjerëve, por kjo që po ndodh këto ditë, nuk ndodhë as në Afganistan”, u shpreh Enis Omeragiq, qytetar boshnjak që banon në veri të Mitrovicës.
Kur ka paraqitur zbatimin e planit për veri, kryeministri Hashim Thaçi është shprehur, se plani në fjalë nuk është i drejtuar kundër komunitetit serb, por kundër krimit të organizuar e kontrabandës.
Adem Mripa përfaqësuesi shqiptar i Lagjes së Boshnjakëve, lagje kjo e përzier etnikisht, thotë se vendosja e rendit dhe e ligjit nuk iu përshtatet njerëzve që përfitojnë nga kontrabanda. Të tillë njerëz sipas tyre, kanë organizuar bllokadat në rrugë.
“Situata është mjaft e tensionuar, ka disa ditë që nuk po flemë për shkak të provokimeve të grupeve ekstremiste, e një nga ta është edhe grupi “Obraz”. Ata po provokojnë dhe tensionojnë situatën. Kjo më duket e tepërt. Këtë nuk po e bën populli serb, por kontrabandistët, kriminelët, që nuk iu konvenon qetësia për shkak të fitimeve që kanë nga kontrabanda”, tha Mripa.
Serbët patën bllokuar me zall, gurë, drurë dhe gjësende tjera të forta rrugët edhe pas aksionit të qeverisë së Kosovës në korrik. Pas negociatave disa-ditëshe me KFOR-in, rrugët qenë liruar. Por, bllokadat rrugore u vendosën sërish, pas aksionit tashmë të koordinuar mes qeverisë dhe mekanizmave ndërkombëtare për të vendosur kontroll në pikat kufitare 1 dhe 31.
Institucionet e Kosovës shprehen se nuk ka kthim mbrapa nga situata e krijuar pas 25 korrikut, por askush nuk jep ndonjë afat kohor për një zgjidhje përfundimtare, ndërsa veriu për shkak të barrikadave mbetet i shkëputur nga pjesa tjetër e Kosovës.
Njëri nga liderët e serbëve të veriut, Kërstimir Pantiq ka thënë se serbët tash janë më të vendosur se kurrë që të mos heqin dorë nga bllokadat rrugore dhe sipas tij ato do të forcohen në ditët e ardhshme.
“Serbët janë më të vendosur se kurrë që të përmbushin kërkesat e tyre, që nga ato kalimet administrative të tërhiqen të gjithë pjesëtaret e të ashtuquajturës doganë dhe polici kufitare. Ata janë të gatshëm që muajt e ardhshëm apo tërë dimrin ta kalojnë në barrikada”, i tha Radios Evropa e Lirë, Kërstimir Pantiq.
Ai tha se serbët heqin barrikadat vetëm atëherë kur nga pikat kufitare të tërhiqen pjesëtarët e Doganës së Kosovës dhe kur KFOR-i kontrollin e këtyre pikave t’ua kalojë stacioneve policore në veri të Kosovës.
Ura kryesore mbi lumin Ibër, rruga magjistrale Mitrovicë-Leposaviq, rruga Mitrovicë- Zubin Potok, rruga afër shkollës teknike afër Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë si dhe disa rrugë tjera më të vogla vazhdojnë të jenë të bllokuara nga serbët, të cilët kundërshtojnë planin e qeverisë së Kosovës për kthimin e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31.
Autoritetet ndërkombëtare nuk duket se kanë ndonjë plan për heqjen e shpejtë të bllokadave, ndërkohë, që KFOR-i edhe më tej bën bartjen e policëve e doganierëve kosovarë për në pikat 1 dhe 31 me helikopterë ushtarakë.
Është situatë e pandryshuar, njerëzit janë paqësorë, sikurse edhe demonstruesit. Ne po i japim kohë politikanëve që të kryejnë negociata.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë ditë më parë se përgjegjës kryesorë për heqjen e barrikadave janë forcat e KFOR-it dhe ato të EULEX-it.
Zyrtarët evropianë kërkojnë heqjen e barrikadave, por nuk japin informacione nëse kanë ndonjë plan për hapjen e shpejtë të rrugëve.
Njerëzit duan të udhëtojnë dhe të kryejnë punët e tyre. Për këtë arsye barrikadat duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur.