Ndërlidhjet

Vonojnë reformën zgjedhore


Drejtuesit e komisionit për reformë zgjedhore, kanë kërkuar të hënën nga përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e Grupit Punues për Zgjedhjet, që të gjejnë një konsensus të përbashkët për reformat zgjedhore.

Komisioni deri më tash ka identifikuar disa probleme, ato të zonave zgjedhore, votimin me kusht, listat zgjedhore, procesin e votimit dhe numërimin e rezultatit transparencën.

Kryetari i Komisionit për Reformat Zgjedhore Haki Demolli tha se ndryshimet në Ligjin zgjedhor nuk do të mund të arrihen po një marrëveshje të përbashkët të subjekteve politike.

Duke dashur që mos merremi me ketë çështje në ketë grup punues zgjedhor, kisha kërkuar prej përfaqësuesve të subjekteve politike të cilat janë në Komisionin për Ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, që nëse vërejnë mundësinë ose nëse shohin mundësinë e arritjes së konsensusit mes tyre, të marrin një iniciative dhe ta dimë. Nëse ndonjë subjekt politik nuk ka ndonjë qëndrim të qartë dhe nuk është i gatshëm për konsensus, atëherë edhe puna e të tjerëve do të jetë e kotë”, tha Demolli.

Edhe drejtuesja e Grupit Punues për Zgjedhjet, Valdete Daka, tha se tashmë ka ardhur koha që subjektet politike t’i japin qëndrimet e tyre për reformat në ligjin për zgjedhjet.

Besoj që në takimin e radhës do t’i kemi qëndrimet e partive politike, ose nëse nuk do të kemi do të shohim për ndonjë qëndrim të përgjithshëm si grup punues për shqyrtimin e atyre heshtjeve apo jo”, deklaroi zonja Daka.

Ndërkaq, anëtari i Grupit Punues për Zgjedhjet, Blerim Shala nga Aleanca për Ardhmëri të Kosovës, ka shprehur mendimin e tij se në disa çështje mund të arrihet një konsensus i përbashkët për reformën zgjedhore .

Parimisht ne si grup punues zgjedhor besoj se mund të pajtohemi për disa çështje nismëtarë të cilat pastaj mund të na lehtësojnë mbërritjen deri të rekomandimet, se çfarë sistemi zgjedhor po duam, sa zona zgjedhore po i duam, dhe çka dëshirojmë. Në fakt të arrijmë me punë të grupit punues zgjedhor. Por, besoj që një pikë e përbashkët e të gjithë neve është që më nuk duam zgjedhje çfarë i kemi pasur në dhjetor të vitit të kaluar”, u shpreh Shala.

Sido që të jetë, Demolli ka thënë se nëse grupi punues nuk rekomandon propozimet për ndryshime në ligj, siç është shprehur ai vet, komisioni do të vendosë për ndryshimet.

Në kuadër të Komisionit për Ndryshimin në Ligjit për Zgjedhje, Grupi Punues për Zgjedhje ka të drejtë vetëm për rekomandime.
Në kuadër të Komisionit për Ndryshimin në Ligjit për Zgjedhje, Grupi Punues për Zgjedhje ka të drejtë vetëm për rekomandime. Prandaj ne presim propozimet e tyre dhe në një farë mënyrë nëse nuk ka propozime, po flas si komision, nëse nuk ka propozime atëherë ne jemi atë që vendosim vetë për çështjet që kanë të bëjnë me Ligjin për Zgjedhjet”, tha Demolli.

Njohësit ligjorë, së fundmi kanë deklaruar se rezultatet e punës së Komisionit për Ndryshimet Zgjedhore nuk janë duke shkuar me ritmin e paraparë. Një gjë të tillë Demolli e ka hedhur poshtë.

Nuk kisha thënë që ne kemi vonesa. Ne si komision dhe si Grup Punues Zgjedhor, kemi përfunduar me fazën e parë e cila është quajtur fazë e identifikimit të problemeve. Faktikisht ne kemi filluar me fazën e dyte. Dhe si e patë në këtë takim është diskutuar për sistemin zgjedhor me lista të hapura, apo të mbyllura, pastaj u diskutuar edhe për numrin e zonave”, deklaroi Demolli.

Kuvendi i Kosovës më 22 prill e ka themeluar Komisionin për Reforma Zgjedhore.

Krijimi i këtij komisioni ka qenë i paraparë me Marrëveshjen Politike të 6 prillit, të nënshkruar nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AKR-se Bexhet Pacolli.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG