Serbët lokalë të veriut kanë thënë se do të vazhdojnë t’i mbajnë bllokadat rrugore nëpër disa pika në veri, deri në analizimin final të pajtueshmërisë për veriun. Ndërkaq, partitë opozitare në Kosovë e kanë quajtur “zmbrapsje” nga synimi për rivendosjen e ligjit në veri pajtueshmërinë në fjalë.
Pavarësisht pajtueshmërisë që KFOR-i ka arritur veç e veç me palën kosovare dhe atë serbe lidhur me situatën në veri të Kosovës, përfaqësuesit e serbëve të kësaj pjese thonë se do të vazhdojnë bllokadat rrugore.
Njëri nga liderët serbë të veriut, Kërstimir Pantiq, tha se pas takimeve të së premtes me shefin e delegacionit serb në bisedime me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq, dhe pas një takimi që liderët serbë të veriut zhvilluan gjatë ditës, është marrë vendim që me një qëndrim konkret për pajtueshmërinë e misionit të NATO-s me palët përkatëse, të dilet të martën.
“Ne nuk i kemi dhënë qëndrimet ende, por kemi vendosur që të martën të mbajmë një seancë të komunave në veri, ku do të shqyrtojmë propozimin e marrëveshjes. Dhe këtu, kuvendi i komunave do të japë vendimin përfundimtar në lidhje me marrëveshjet e propozuara”, tha Pantiq, për të shtuar se bllokadat rrugore në veri që, sipas tij, janë relaksuar për kalimin e KFOR-it dhe të EULEX-it, do të vazhdojnë të qëndrojnë aty.
Misioni i NATO-s bëri të ditur se në veri është mundësuar sërish liria e lëvizjes, porse një bllokadë rrugore vazhdon të mbetet në Rudarë.
Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Viher, shfaqi shpresën që deri në fillim të javës së ardhshme të hiqen të gjitha pengesat ekzistuese dhe të zbatohet në tërësi pajtueshmëria e arritur me palët e përfshira.
“Shpresojmë që situata të jetë sipas pajtueshmërisë së përbashkët, por duhet të shohim se cilat janë rezultatet e diskutimeve të sotme dhe të nesërme në veri”, tha Vihter.
Ndaj pajtueshmërisë së qeverisë me KFOR-in reaguan të shtunën partitë opozitare në Kosovë. Në një konferencë për media, Lëvizja Vetëvendosje kritikoi ekzekutivin kosovar për arritjen e një pajtueshmërie të tillë.
Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, i quajti urdhra të NATO-s përfundimet e pajtueshmërisë në fjalë, ndërsa tërhoqi një paralele me propozimin gjashtë-pikësh të sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.
“Këta dhjetë urdhra janë dhjetë urdhrat e dorëzimit. Me këto dhjetë pika tekst, Qeveria e Kosovës hoqi dorë nga pikat kufitare. Qeveria e Kosovës, me propagandën për suksesin e saj, e që në të vërtetë mungon si asgjë tjetër, po përpiqet ta fshehë faktin që këto dhjetë pika janë saktësisht brenda gjashtë-pikëshit famëkeq të Ban Ki-munit dhe afirmimit të zbatimit të tij”, theksoi Kurti.
Ai tha se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bart përgjegjësinë politike e historike për, siç e quajti, zmbrapsjen nga iniciativa për rivendosjen e sundimit të ligjit në veri.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu i bëri thirrje qeverisë që të mos heqë dorë nga vendimet e veta.
“Meqenëse duket se Qeveria nuk ka pasur një plan të detajuar dhe të harmonizuar për veriun e Kosovës, ne kërkojmë nga qeveria që tani, urgjentisht, të hartojë dhe ta harmonizojë një plan të detajuar, që ngërthen në vete veprime konkrete për rivendosjen përfundimtare të rendit dhe ligjit në atë pjesë të Kosovës”, thuhet në një kumtesë për media të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Pajtueshmëria e arritur të premten parasheh, ndër të tjera, vazhdimin e kontrollit të pikave kufitare 1 dhe 31 nga trupat e KFOR-it deri kah mesi i muajit shtator.
Thuhet po ashtu se do të mbahet gjendja e tanishme në këto pika, por zyrtarët qeveritarë theksuan se do të planifikohet edhe dërgimi i policëve dhe doganierëve kosovarë pas krijimit të kushteve.
Dokumenti në fjalë gjithashtu parasheh zhbllokimin e të gjitha rrugëve për në pikat kufitare 1 dhe 31.