Ndërlidhjet

Optimistë për njohje të reja


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Kosovës, e quajtur si shteti më i ri në botë, nga dita e djeshme, këtë epitet ia ka marrë Sudani Jugor.

Pavarësia e tij u njoh menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova, përmes ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka përgëzuar popullin sudanez.

Ai ka theksuar se qytetarët kosovarë kanë qenë përkrah gëzimit të sudanezëve të jugut, ndërsa festonin lindjen e shtetit të ri.

Ministri Hoxhaj, është optimist se pas pavarësisë së shtetit afrikan, mund të ketë lëvizje për të mirë edhe për Kosovën, e cila më shumë se tri vjet pas pavarësisë nuk arriti të marrë më shumë më shumë sesa 76 njohje nga shtete të ndryshme.

Shtetet e reja reflektojnë aspiratat e njëjta, për të cila kanë luftuar dhe kanë sakrifikuar edhe qytetarë të Kosovës. Ky është një fakt i ri në politikën evropiane, dhe ky është një shtet i ri i cili do të jetësojë vizionin dhe sakrificën e një populli, pas një konflikti të gjatë”, tha Hoxhaj.

Edhe pse është njohur nga shtetet më të fuqishme në botë, problemi i cili po e pengon Kosovën kah ecja drejt integrimeve euro-atlantike, është mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së.

Ministri Hoxhaj ka zhvilluar vizita të ndryshme në javët e fundit në shtetet evropiane.

Ai thotë se njohja nga këto pesë shtete është futur në kuadër të strategjisë për lobim.

Njohja nga 5 shtetet evropiane të cila deri me tash, kryesisht për arsye të brendshme dhe jo për arsye të politikës së jashtme kanë hezituar ta njohin Republikën e Kosovës, po ashtu është pjesë e strategjisë. Deri më tash, ne kemi pasur kontakte të ndryshme me këto vende, po ashtu ne do të bëjmë përpjekje maksimale që përmes kontakteve direkte apo edhe indirekte të ushtrojmë autoritet mbi këto vende, që në një moment të caktuar të marrin vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Hoxhaj.

Në anën tjetër, Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kritikon strategjinë lobuese të Kosovës.

Ai thotë se mungesa e një koordinimi të duhur, si dhe bisedimet me Serbinë, kanë shkaktuar ngecje në njohjet e reja.

Një numër tepër i vogël i shteteve na ka njohur gjatë kësaj periudhe. E vërteta është se dialogu në të cilin është futur Kosova me Serbinë në këto kushte të pabarabarta ka vendosur Kosovën në pozicion edhe me të rëndë, duke ndikuar drejtpërdrejt në numrin e vogël të njohjeve. Realisht duhet thënë se nuk mund të pritet ndonjë valë e madhe e njohjeve për shtetin e Kosovës, pikërisht për shkak të mungesës së lobimit tepër të fuqishëm, madje sikur se e parasheh strategjia, e kjo për shkakun se nuk po implementohet ajo strategji”, u shpreh Ramadani.

Ramadani thotë se edhe imazhi negativ i krijuar për disa muaj me radhë për Kosovën, i nxitur nga manipulimet në zgjedhje si dhe akuza për trafikim organesh, ka ndikuar në ngecje në procesin e njohjes.

Por, në anën tjetër, ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se nga vizitat e zhvilluara në shtete të ndryshme kohëve të fundit, ai ka marrë premtime për njohje të reja.

Unë jam më se i sigurt që në javët në vijim mund të ketë shtete, të cilat do t’i bëjnë publike njohjet për Kosovën dhe gjatë muajve të fundi ne kemi punuar intensivisht që të kemi njohje të reja, në mënyrë që të mbyllet procesi i plotë i njohjes së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Vendi i fundit që e ka njohur Kosovën është Principata e Andorës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG