Ndërlidhjet

Kërkesa e (pa)drejtë e EULEX-it


EULEX
EULEX
Ekspertët e çështjeve juridike - kushtetuese në Kosovë shprehin mendime të ndryshme lidhur me kërkesën e EULEX-it ndaj Kuvendit të Kosovës për miratimin e një rezolute që adreson çështjen e imunitetit të deputetëve.


Kërkesa e misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX, që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë, me të cilën do t’i kërkohej Qeverisë që të referojë çështjen e imunitetit të deputetëve në Gjykatën Kushtetuese, nga ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese në Kosovë, vlerësohet në mënyra të ndryshme.

Kërkesa e EULEX-it është publikuar nga mediat vendore në Kosovë, ndërkaq deri kah mesi i javës së ardhshme pritet një qëndrim i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, lidhur me këtë çështje.

Eksperti për çështje juridike-kushtetuese, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, e quan EULEX-in jokompetent për kërkesa të tilla.
Nuk është në kompetencë të EULEX-it, por me Kushtetutë dhe me Rregulloren e Kuvendit, kjo detyrë, kjo kompetencë u takon organeve të ndjekje.


Nuk është në kompetencë të EULEX-it, por me Kushtetutë dhe me Rregulloren e Kuvendit, kjo detyrë, kjo kompetencë u takon organeve të ndjekjes. Prokuroria duhet ta bëjë (kërkesën ndaj Kuvendit të Kosovës). Prokuroria ia dërgon kryetarit të Kuvendit, pastaj, kryetari i Kuvendit ia dërgon Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve. Ata duhet t’ia japin përgjigje në afat prej tri ditësh kryetarit, e pastaj ky duhet ta caktojë seancën ose jo, pranojnë ose nuk e pranojnë propozimin”.

“Kryetari e ka për detyrë që ta caktojë seancën dhe pastaj, seanca vendos për ose kundër heqjes së imunitetit të një deputeti. Pra, kështu është procedura kushtetuese dhe e paraparë me Rregulloren e punës së Kuvendit”,
thotë Baraliu.
Ligjvënësit kosovarë

Por, sipas Baraliut, kërkesa e EULEX-it ende mbetet e paqartë në disa segmente.

“Meqë kanë ‘përzier’ me Gjykatën Kushtetuese, nuk është në rregull. Por, kryesorja, në qoftë se synohet te Kuvendi për të hequr imunitetin e deputetëve nga vetë Kuvendi, atëherë ajo është absolutisht jo me vend. EULEX-i duhet t’i shqyrtojë mirë dispozitat ligjore, t’i analizojë dhe interpretojë, e pastaj t’i zbatojë për aq sa ka kompetenca dhe jo të kërkojë gjëra që prekin drejtpërdrejt sovranitetin e vendit dhe Kushtetutën në parimet kushtetuese të shtetit të Kosovës”, vlerëson Baraliu.

Ndryshe, eksperti për çështje juridike-kushtetuese, Riza Smaka, po ashtu profesor në Universitetin e Prishtinës, e quan të drejtë kërkesën e misionit EULEX ndaj Kuvendit të Kosovës.
EULEX-i që ka nisur këtë punë, parimisht, konsideroj se ka vepruar mirë.


Në këtë rast, që EULEX-i e ka nisur këtë (çështjen e kërkesës), ekziston mundësia që e ka nisur vetë, por ekziston mundësia që ndonjë parti politike, përmes përfaqësuesit politik apo grupit të caktuar që s’e ka pasur guximin qytetar që ta bëjë këtë punë vetë, e ka adresuar”.

“EULEX-i që ka nisur këtë punë, parimisht, konsideroj se ka vepruar mirë. Është mirë që, përfundimisht, edhe pse është e qartë kjo dispozitë, megjithatë Gjykata Kushtetuese le ta japë një definicion më të qartë, më kuptimplotë dhe, të themi, më të thjeshtë, që t’i heqë të gjitha dilemat”,
konsideron Smaka.

Smaka vlerëson se kërkesa e EULEX-it nuk e shkel Kushtetutën e vendit, por, sipas tij, ky mision e ka bërë kërkesën në mënyrë, siç e quan ai, të ngatërruar.

“Nuk e di pse juristët e EULEX-it kanë shkuar me këtë procedurë të ngatërruar?! Ndoshta edhe ekziston qëllimi që ta nisin dhe ta sjellin vërdallë. Çuditem se pse nuk ka kërkuar, bie fjala, që Kuvendi të japë interpretimin autentik të dispozitës referuese për imunitetin! Por, që ta nxjerrë një rezolutë, e më pastaj, t’i drejtohet gjykatës”.

“Derisa Kuvendi do ta bënte këtë, e më pastaj, derisa t’ia procedojë gjykatës, e cila më pas e ka njëfarë agjende... Kështu, nuk është në harmoni me ato premisat e aktivitetit të EULEX-it, që do të duhej të ishte efikas dhe eficient”,
shprehet Smaka.

Sidoqoftë, Smaka thekson se Kuvendi nuk është i obliguar që t’i përmbahet kornizës së nismës së EULEX-it dhe mund ta japë vetë interpretimin autentik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG