Ndërlidhjet

Halimi: Marrëveshja Beograd – Prishtinë, fillim i mirë


Arritja e marrëveshjeve për liri të lëvizjes, për regjistrin civil dhe njohjen e diplomave, është fillim i mirë në dialogun Beograd – Prishtinë, dhe ka rëndësi të madhe për shqiptarët, që jetojnë në Luginën e Preshevës, tha sot, Riza Halimi, lider i Partisë për Veprim Demokratik.

Ai ka vlerësuar se me këto marrëveshje, “përfundon getoizimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që u krijua pas vitit 1999 dhe mundësojnë lidhje më të lira me Kosovën”.

Mëtutje Riza Halimi, ka vlerësuar se “ndër çështjet më të rëndësishme për shqiptarët në Luginën e Preshevës, në dialogun Serbi - Kosovë, është edhe njohja e diplomave të Prishtinës”, çështje kjo që zvarritet për një kohë të gjatë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG