Ndërlidhjet

U zgjatet paraburgimi për rastin "Kleçka"


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ua ka zgjatur paraburgimin edhe për tridhjetë ditë të tjera, pesë të akuzuarve për rastin "Kleçka", ndërsa për tre të tjerë vazhdohet masa e arrestit shtëpiak.


Vendimi u është kumtuar të mërkurën palëve mbrojtëse dhe është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga avokati Bajram Tmava.

“Vendimin e morëm; është mbajtur premtimi i gjyqit ashtu siç është thënë në afat prej 48 orësh. Pra, e kemi marrë vendimin, në të cilin thuhet se është zgjatur paraburgimi edhe për 30 ditë. Është aprovuar kërkesa e prokurorit në tërësi”, ka bërë të ditur avokati Tmava.

Zgjatjen e paraburgimit e ka bërë të ditur edhe misioni i Bashkimit Evropian, EULEX, përmes një komunikate për media, në të cilën thuhet se “një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka vazhduar paraburgimin dhe masat e tjera kufizuese për të dyshuarit në rastin Kleçka”,

Paraburgimi u është vazhduar edhe për një muaj pesë të dyshuarve. Ndërkaq, dy nga të dyshuarit tjerë, thuhet në komunikatë, do të qëndrojnë në arrest shtëpiak, përderisa për njërin prej tyre është paraparë masa e paraqitjes në stacionin policor një herë në javë.

Ky vendim, sipas EULEX-it, vlen deri më 15 korrik 2011.

Vazhdimi i paraburgimit ka pasuar kërkesën e prokurorit të EULEX-it, Maurizio Salustro, i cili ka kërkuar jo një, por dy muaj të tjerë paraburgim për të pandehurit.

Avokati tjetër, Mahmut Halimi, i cili mbron të arrestuarit Nexhmi Krasniqi, ka thënë së konsideron që të gjithë të dyshuarit për rastin “Kleçka” duhet të lirohen.

Ai ka kritikuar zgjatjen e paraburgimit për të akuzuarit, duke shprehur besimin se me këtë vendim është ndërhyrë në shqyrtimet që i ka bërë më parë rastit Gjykata Supreme.
Pika tre e procedurës penale thotë se nëse ekziston frika se i pandehuri mendohet se mund të ikë në liri, mund të përsërisë vepra të njëjta penale.


Për habinë e madhe, edhe pse Gjykata Supreme e ka hequr pikën tre me vendim të vetin, gjyqtari i procedurës paraprake që nuk ka pasur fare të drejtë të ndikojnë në vendimin e Gjykatës Supreme, e paska vazhduar edhe për pikën tre të Kodit të Procedurës Penale të nenit 2,8,1".

"Pika tre e procedurës penale thotë se nëse ekziston frika se i pandehuri mendohet se mund të ikë në liri, mund të përsërisë vepra të njëjta penale. E, Gjykata Supreme me vend ka vlerësuar se këto vepra penale, pra, krime të luftës, të cilat kanë ndodhur para 12 vjetësh, është e pamundur që edhe një herë të përsëriten për shkak të specifikave të veta që ka pasur”
, ka deklaruar Halimi.

Për më tepër, avokati Halimi procesin gjyqësor e ka cilësuar si të padrejtë, madje edhe të ndikuar nga politika.
Këtë vendim e konsideroj të natyrës skajshmërisht
politike.


“Këtë vendim e konsideroj të natyrës skajshmërisht politike. Absolutisht, nuk ka lidhje as me drejtësinë, nuk ka kurrfarë pike të përbashkët me pavarësinë e Gjyqësorit; janë vetëm motive politike dhe asgjë tjetër”, ka shtuar Halimi.

Rasti "Kleçka" përfshin edhe dyshimet dhe akuzat ndaj deputetit Fatmir Limaj për krime lufte, por ndaj tij, gjykata nuk mund të shqiptojë masa të tilla, përderisa atë e mbron mandati dhe imuniteti i deputetit.

Të pandehurit, të cilët akuzohen për krime lufte ndaj popullatës civile dhe krimeve të luftës, që pretendohet se janë kryer gjatë vitit 1999 në fshatin Kleçkë të komunës së Malishevës, ishin arrestuar në një aksion të policisë së EULEX-it.

Ndryshe, avokatët mbrojtës kanë këmbëngulur se klientët e tyre duhet të lirohen, pasi, siç deklarojnë ata, nuk ka asnjë arsye që të mbahen në paraburgim.

Lexoni edhe këtë:
Seanca për rastin “Kleçka” vazhdon të mërkurën

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG