Ligji i punës dhe zbatimi i tij në gjashtëmujorin e parë kanë treguar se ky ligj ballafaqohet me disa probleme që kërkojnë qasje të menjëhershme të institucioneve përkatëse, u tha në konferencën e organizuar nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, me mbështetje të Fondacionit Friedrich Ebert me seli në Prishtinë.
Jeton Ahmeti nga Instituti “GAP” tha se ky institut ka analizuar nenet problematike të këtij ligji, rolin e Inspektoratit të punës, si dhe rolin e gjykatave në zgjidhjen e kontesteve që vijnë nga marrëdhënia e punës.
Ahmeti theksoi se një nga nenet më problematike është ai që ka të bëjë me pushimin e lehonisë.
“Në përgjithësi, ekziston një gatishmëri jo edhe aq e mirë nga ana e bizneseve private, për pagesën, të cilën janë të detyruar t’ua bëjnë punëtoreve me rastin e pushimit të lehonisë. Ndër arsyet që ata na i kanë dhënë, është se 70 për qind e pagës dhe ky gjashtëmujor, për disa biznese, kryesisht ato të mesme dhe të vogla, paraqet një vështirësi financiare, duke marrë parasysh se gjatë asaj kohe, shpeshherë mund të merren ose detyrohen të merren edhe punëtore të tjera, si zëvendësuese”, tha Ahmeti.
Ahmeti shtoi se disa biznese po përpiqen të gjejnë rrugë për ta shmangur nenin që ka të bëjë me pushimin e lehonisë. Sipas tij, edhe orari i punës është hasur si çështje problematike te bizneset, kryesisht tek ato që merren me ndërtimtari dhe hotelieri, të cilat vazhdojnë t’i mbajnë punëtorët në punë më shumë se 40 orë në javë, ashtu siç e parasheh ligji.
Sipas Ahmetit, janë hasur tri probleme, të cilat i përkasin Inspektoratit të punës: numri i vogël i inspektorëve, gjithsej 51 prej tyre; mungesa e mjeteve teknike për inspektoratin e punës; si dhe buxheti i vogël për këtë inspektorat.
Kurse, gjykatat, tha Ahmeti, për shkak të numrit të madh të lëndëve, nuk po arrijnë t’i trajtojnë kontestet që dalin nga marrëdhënia e punës.
Shqyrtimi i gjithë këtyre çështjeve është rekomandim i Institutit "GAP", për institucionet qeveritare dhe ato të drejtësisë në Kosovë.
Ndërkaq, Bexhet Gaxhiqi, këshilltar i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, tha se kjo ministri po i shqyrton rekomandimet e Institutit "GAP", të cilat, sipas tij, janë mjaft domethënëse.
“Ju e dini që janë të precizuara qartë predispozitat që i parasheh Ligji i punës, konkretisht, qoftë për sektorin privat, qoftë për sektorin shtetëror, për bizneset e ndryshme, që çdo punëdhënës dhe punëmarrës, në të njëjtën kohë, obligohen të dy palët t’i përmbahen rekomandimeve, ashtu siç i parasheh Ligji i punës. Pikërisht për këtë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Departamenti Ligjor, ka nxjerrë edhe udhëzimin administrativ për shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk e respektojnë Ligjin e punës dhe bëjnë shkelje, konkretisht në këto fusha”, shpjegon Gaxhiqi.
Në bazë të hulumtimeve të Inspektoratit të punës, Gaxhiqi bëri të ditur se shkeljet më të më të shpeshta të Ligjit të punës kanë të bëjnë me mosnënshkrimet e kontratave nga punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Ndërsa, Flora Brovina, nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, tha se Ligji i punës është në funksion të rregullimit të të drejtave të punëmarrësve dhe punëdhënësve, por ai nuk do të jetë efikas pa ligjet e tjera, të cilat ndërlidhen me këtë fushë.
“Besoj që të gjithë do të bashkëngjiteni, edhe 'GAP'-i, në nxjerrjen e Ligjit për sigurimet shoqërore, që është një ligj bazik, i përafërt me Ligjin e punës. Pa këto dy ligje nuk mund të kërkojmë zbatimin e Ligjit të punës dhe, natyrisht, kujdesin ndaj punëtorëve dhe kujdesin edhe ndaj punëdhënësve. Ne asnjë herë nuk mund ta ngarkojmë njërën anë dhe pastaj ana tjetër të mos jetë e kënaqur me zbatimin e këtij ligji”, u shpreh Brovina.
Analiza të cilën e ka bërë Instituti “GAP” për zbatimin e Ligjit të punës, është vazhdimësi e analizës së ngjashme, që ky institut e pati publikuar vitin e kaluar rreth projektligjit të punës.