Bllokada në rrugën magjistrale Mitrovicë - Zubin Potok, përkatësisht në fshatit Zupq të Zubin Potokut, u hoq. Kjo rrugë u mbajt e bllokuar për më shumë se dy javë. Zhbllokimin e rrugës e përshëndetën EULEX-i dhe Policia e Kosovës.
Banorë serbë dhe tregtarë, pasi kishin bllokuar për 15 ditë me radhë rrugën në fshatin Zupq të Komunës së Zubin Potokut, e zhbllokuan të enjten duke i lënë të lirë qytetarët të kalojnë në atë pjesë të vendit.
Serbët kishin bllokuar rrugën në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të tregtarit dhe bashkëkombësit të tyre, Jevri Panteliq, nga policia e EULEX-it.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se rruga tashmë është e zhbllokuar.
“Protesta, e cila tash e disa ditë është mbajtur në fshatin Zupq të Zubin Potokut është zhbllokuar me vetiniciativën e organizatorëve të kësaj proteste. EULEX-i ka biseduar me protestuesit në vazhdimësi me qëllim që ky zhbllokim të bëhet në mënyrë paqësore, pa pasur nevojë që të intervenohet me forca policore”, bëri të ditur Hoti.
Nga ana tjetër, zyrtarët e misionit evropian, EULEX, e mirëpritën zhbllokimin e rrugës në Zupq. Blerim Krasniqi zëdhënës i këtij misioni tha:
“Siç e ka përsëritur shumë herë EULEX-i, bllokimi i lëvizjes së lirë të automjeteve dhe njerëzve nuk i shërben askujt, veçse pengon njerëzit dhe vështirëson punën e tyre. Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes mjeteve paqësore dhe diskutimeve - e jo duke e shkelur ligjin”.
Mirëpo, Hoti theksoi se pavarësisht zhbllokimit të rrugës, përfaqësues të komunitetit serb në veri, kanë paralajmëruar se nuk do t’i ndalin protestat. Zëdhënësi Hoti bëri të ditur se serbët kanë paralajmëruar protesta çdo ditë duke bllokuar rrugën për një orë.
“Në bazë të informacioneve që kemi, tash e tutje do të kemi protesta sipas paralajmërimeve vetëm një orë gjatë ditës, duke mos e precizuar kohën, në rrugët magjistrale Mitrovicë - Leposaviq dhe Mitrovicë - Zubin Potok. Mirëpo, do të kemi bllokada ose protestë në rrugë për afatin kohor vetëm një orë, e jo siç ka qenë deri më tani me bllokada konstante të rrugëve për 24 orë”, shpjegoi Hoti.
Nga ana tjetër, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një deklarate, kishte akuzuar ashpër misionet ndërkombëtare pasi nuk kishin ndërmarrë asgjë për lirimin e rrugëve në veri, të bllokuara nga grupe serbësh.
Madje, në komunikatën e KMDLNJ-së thuhej se “KFOR-i dhe EULEX-i, janë rreshtuar në anën e atyre (serbëve), që kanë bllokuar rrugët dhe që po e destabilizojnë veriun”.
Arrestimi i serbit nga EULEX-i thuhet se ka ardhur si rezultat i hetimeve të kryera rreth krimit të organizuar, shmangies së tatimit dhe shmangies mashtruese të taksave të importit dhe akcizës.