Dallimet e thella në mes të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë tejet evidente në prag të nisjes së këtij dialogu, janë produkt i trajtimit me nguti që i është bërë kësaj çështjeje, vlerësojnë analistët e çështjeve politike.
Këto dallime u bënë të dukshme në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, kur edhe pas 6 orë diskutimesh, nuk u arrit të miratohet rezoluta për bisedimet me Serbinë.
Analisti Ismajl Hasani, thotë se është i pakuptimtë mos koordinimi në Kuvendin e Kosovës dhe divergjencat në mes të pozitës dhe opozitës, duke pasur para sysh afatin kur nisin bisedimet. Kjo situatë, sipas tij nuk e amniston, siç e quajti ai, fajin e kosovarëve.
Megjithatë, sipas Hasanit, ngutja e pashpjegueshme, siç thotë ai, e zyrës së baroneshës Eshton, për fillimin e bisedimeve e ka vënë Kosovën në pozitë të pafavorshme...
“Edhe po të ishte një subjekt jo relevant i jetës politike në Kosovë, por të ishte edhe një parti politike jashtë parlamentare, është e nevojshme që në këtë fazë të konsultohen të gjithë. Është e nevojshme që të arrihet një konsensus i përgjithshëm shtetëror".
"Sepse, çështja e bisedimeve me Serbinë nuk është çështje e parëndësishme dhe institucionet shtetërore të Kosovës do të duhej t’i masin mirë punët, para se të sjellin një vendim, i cili do t’iu thoshte ‘OK’ bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë”, thotë Hasani për Radion Evropa e Lirë.
Ndërsa, analisti Agron Bajrami thotë se mos arritja e pajtueshmërisë për rezolutën, në mes pozitës dhe opozitës, në seancën e djeshme në Kuvendin e Kosovës, tregon se janë larg politikanët kosovarë për arritjen e një uniteti për një çështje që tejkalon pragun e interesave politik të partive.
Sipas tij, që në fillim ka qenë e qartë se çështja e bisedimeve Kosovë – Serbi do ta thellojë krizën e brendshme politike në Kosovë, për shkak se nuk ka pasur ndonjë agjendë të qartë lidhur me përmbajtjen e këtyre bisedimeve..
“Nuk ekziston një platformë, një program apo një dokument, të cilin Qeveria e ka sjellë dhe e ka nxjerrë para këtij Kuvendi, që të miratohet apo që të marrë një lloj përkrahjeje më të gjerë. Kjo në njëfarë forme e bën dialogun që të jetë sherr, të them ashtu, që do ta thelloj edhe një herë krizën e brendshme, e cila ka ekzistuar edhe më parë".
"Prandaj, mendoj se bisedimet, imponimi i tyre, në këtë kohë dhe në këtë mënyrë, do t’i bëj dëm situatës në Kosovë dhe për këtë, fatkeqësisht, nuk ka pasur mirëkuptim as në Bruksel, i cili është shtytësi më i madh që bisedimet të zhvillohen”, thotë Bajrami.
Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar se ditën e enjte do ta ketë seancën e radhës lidhur me miratimin e rezolutës për dialogun Kosovë – Serbi.
Analisti Hasani thotë se pret një pajtueshmëri në mes të partive politike parlamentare, qoftë për ose kundër rezolutës....
“Sidoqoftë, unë pres një epilog të favorshëm, lidhur me akordimet sa i takon mundësisë së fillimit apo mbase edhe shtyrjes së bisedimeve me Serbisë, në një moment kur do të konsiderohet më i përshtatshëm për Kosovën. Sepse, po shihet se nuk ka përgatitje të mirëfillta për fillimin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë".
"Kryesisht, nuk ka përgatitje të mirëfillta, sa i takon Prishtinës dhe Brukselit”, pohon Hasani.
Por, analisti Bajrami vlerëson se bisedimet do të fillojnë pavarësisht asaj se çfarë do të vendoset në ditën e enjte në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, sot e nesër, në Bruksel do të bëhen të ditura disa nga pikat që do të diskutohen.
“Nuk di se sa ka kuptim të dilet me rezoluta për një gjë, pasi që ajo gjë të ketë nisur dhe pasi që ai proces të ketë marrë rrugën vet. Mendoj se duhet ta kemi të qartë se në momentin kur nisin bisedimet, Qeveria e Kosovës, faktikisht, jep një lloj zotimi për të qenë pjesë e atyre bisedimeve, pa marrë parasysh se çka thotë Kuvendi. Do të thotë, në momentin kur nisin bisedimet, ato nuk mund të zhbëhen".
"Do të jetë një obligim i Kosovës përballë Bashkimit Evropian dhe fakti që nuk ekziston një konsensus për këtë punë, brena strukturave institucionale të Kosovës , sikurse është Kuvendi, do ta bëj procesin e bisedimeve tepër të rëndë për Kosovën. Dhe, nuk shoh ndonjë dobi të madhe prej këtij procesi për ne, as në afat të shkurtër e as në afat të gjatë”, përfundoi Bajrami.