Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedurat e aplikuara në seancën e 22 shkurtit, kur Kuvendi zgjodhi presidentin dhe Qeverinë e re të Kosovës. Ekspertët e çështjeve kushtetuese presin që interpretimi i Gjykatës të jetë në favor të partive opozitare, por nuk besojnë se do të përsëritet rasti i vitit të kaluar me presidentin Fatmir Sejdiu.
Dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i kanë deponuar kërkesat e tyre te Gjykata Kushtetuese, nga e cila kërkojnë interpretimin në lidhje me procedurat e zgjedhjes së presidentit dhe Qeverisë së Kosovës, në seancën e 22 shkurtit.
Të dyja subjektet opozitare pretendojnë se atë ditë kishte shkelje të procedurave e të Kushtetutës dhe kërkojnë një vendim nga Gjykata në lidhje me këto dyshime.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se LDK-ja kërkon interpretimin e Gjykatës në lidhje me procedurat e zgjedhjes së institucioneve në Kuvend, më 22 shkurt.
“Kërkesa jonë konteston procedurën, me të cilën është zgjedhur presidenti Pacolli më datën 22 shkurt në seancën e jashtëzakonshme. Natyrisht, ne i kemi paraqitur argumentet kryesore dhe tani i takon Gjykatës që të vlerësojë nëse ajo procedurë me të vërtetë ka qenë apo jo kushtetuese”, thekson Osmani.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon se i ka proceduar Gjykatës Kushtetuese ankesën e saj në lidhje me procedurat e zbatuara në seancën e 22 shkurtit.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se AAK-ja pret një interpretim meritor nga Gjykata, duke besuar se atë ditë në Kuvend janë bërë shkelje të Kushtetutës.
“Besojmë se Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim, sepse është përkrahje e iniciativës për kontestimin e atyre veprimeve, të cilat janë bërë në Parlament”, tha Isufi.
Ditën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës janë shënuar të paktën katër shkelje kushtetuese, tha profesori Riza Smaka, ekspert i çështjeve kushtetuese – juridike.
Ai tha se fillimisht Kushtetuta parasheh jo një, por më shumë kandidatë që i nënshtrohen votimit për president në Kuvend. Shkelja e dytë, nënvizoi Smaka, ka të bëjë me numrin e deputetëve të pranishëm në sallë, kur kërkohen dy të tretat apo 80 deputetë, ndërsa në seancë ishin të pranishëm vetëm 67. Shkelja e tretë, shtoi ai, ka të bëjë me thirrjen e pauzës në mes të votimit.
Këto shkelje, sipas profesorit Smaka, nuk e ngarkojnë presidentin aktual, Behxhet Pacolli, pasi që ai ishte vetëm kandidat që synonte postin e presidentit dhe nuk ishte ai që organizoi procedurat dhe votimin.
Por, ajo për të cilën Pacolli dyshohet se ka bërë shkelje është vota e tij për qeverinë e re. Në momentin që Pacolli është betuar si president, atij me Kushtetutë i ndalohet të ushtrojë edhe ndonjë funksion publik, si posti i deputetit. Mirëpo, përkundër këtij fakti, Pacolli thuhet se ka votuar për qeverinë.
“Mund të jetë që edhe spontanisht ka votuar. Gjithsesi, opozita, e cila ka ngritur peticionin, vetëm në këtë pikë, mund të synojë për ta argumentuar tezën e vet, se këto tjerat nuk i ka bërë shkelje presidenti, i kanë bërë të tjerët”, theksoi Smaka.
Sipas tij, edhe nëse Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje çështjen e votës së Pacollit si deputet dhe president, duhet bërë dallimi ndërmjet shkeljes së rëndë të Kushtetutës dhe shkeljes spontane, siç besohet se e ka bërë Pacolli në këtë rast.
Andaj, interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas profesorit Smaka, konsiderohet si vendimtar nëse Kuvendi do t’i iniciojë apo jo më pas procedurat e shkarkimit të presidentit Pacolli.
“Për t’u shkarkuar presidenti kërkohet që të ketë bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës e këtë duhet që ta formulojë, ta miratojë Gjykata Kushtetuese. Por, edhe kjo nuk do të ishte suficiente që të konstatonte Gjykata dhe ai të shkarkohej, ngase do të duhej që në Kuvend, edhe atje me shumicën prej së paku 80 votave për shkarkim, të shkarkohej. Por, prapëseprapë, opozita nuk i ka këto vota”, u shpreh Smaka.
Kjo është hera e dytë që deputetët e Kuvendit të Kosovës iniciojnë shkeljet e Kushtetutës nga ana e presidentit të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese. Vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese interpretoi si shkelje të rëndë të Kushtetutës rastin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu me mbajtjen e dy posteve.
Mirëpo, kësaj radhe, Pacolli, sipas ekspertëve, mund të shpëtojë pa u shkarkuar nëse Gjykata konstaton se ai ka bërë shkelje spontane dhe jo shkelje të rëndë të Kushtetutës.