Çështja e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur vazhdon të jetë brengosëse për familjarët e tyre, por edhe për institucionet relevante, të cilat tash e sa vite po merren me këtë çështje.
Në këtë drejtim, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) ka paralajmëruar takim, më 28 shkurt, me autoritetet e Kosovës, përfaqësuesit e EULEX-it dhe me familjarët e personave të zhdukur.
Luigj Ndou, asistent politik për Kosovën në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, thotë se takimi i së hënës hyn në funksion të sensibilizimit të çështjes së personave të zhdukur.
“Ai vjen në vazhdën e takimeve që ne i kemi me asocioacionet dhe autoritetet e ndryshme në rajon, për të diskutuar për përparimin e arritur në kërkimin e personave të zhdukur, për të shqyrtuar rekomandimet e bëra në raportin tonë për Kosovën, si dhe për të prezantuar qendrën e kërkimit ‘online’ të personave të zhdukur, e cila është lansuar kohët e fundit nga ICMP”.
“Kjo qendër e kërkimit do t’iu mundësojë familjarëve, të cilët kanë raportuar persona të zhdukur në ICMP, të marrin dhe të japin informata në lidhje me rastin në fjalë, për të cilin ata janë të interesuar”, thotë Ndou.
Sipas tij, profesionistët e autorizuar mjeko-ligjorë, të cilët kanë parashtruar mostrat e viktimave te ICMP-ja për testimin e ADN-së, do të kenë mundësi që përmes qendrës së kërkimit, të gjurmojnë rastet për të cilat janë të interesuar.
Ndou thotë se gjatë takimit, autoriteteve do t’iu prezentohen rekomandimet e raportit të ICMP-së lidhur me situatën për personat e zhdukur në Kosovë.
“Ne shpresojmë që këto rekomandime të hasin në mirëkuptimin e autoriteteve dhe kjo çështje të arrijë rezultate më të theksuara në të ardhmen e afërt”, thekson ai.
Në anën tjetër, Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, thotë se në takimin e së hënës, nga autoritetet kosovare do të kërkohet që të iniciohet strategjia për zgjidhjen e problemit të mbetjeve mortore, si dhe kërkimi i vendeve të dyshuara si varreza masive.
“Do të kërkojmë të aktualizohet gjithashtu çështja e marrëveshjes së ICMP-së me Qeverinë e Kosovës, e cila është nënshkruar më parë me UNMIK-un dhe është tranferuar në përgjegjësi të raportit EULEX – ICMP. Prandaj, do të kërkojmë që të nënshkruhet një marrëveshje e qeverisë, gjegjësisht institucioneve kosovare me ICMP-në”, thotë Gjetaj.
Lidhur me çështjen e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, tash e sa vite, është duke punuar grupi i përbashkët punues, i përbërë nga delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë. Takimi i fundit i këtij grupi ishte zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar.
Haki Kasumi, drejtues i Këshillit të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Zhdukur, vlerëson se ka pasur ngecje në këtë proces. Takimi, të cilin do ta organizojë ICMP-ja, sipas tij, është shpresëdhënës për familajrët e të zhdukurve.
“Shpresojmë që kësaj radhe do t’ia japë një shtytje procesit dhe do të evitojë këtë ngecje, këtë plogështi që po vërehet viteve të fundit në të gjithë mekanizmat që merren me hulumtimin dhe zbardhjen e fatit të njerëzve, të cilët na mungojnë”, shprehet Kasumi.
Gjetaj nuk pranon se ka ndonjë ndërprerje të punës së grupit të përbashkët punues për të pagjeturit.
“S’ka pasur asgjë të veçantë për t’u shqyrtuar, sepse edhe sozoni ka qenë i tillë që ndalohen aktivitetet gjurmuese ose ekshumimet. Me përmirësimin e kushteve klimatike, do të vazhdojnë edhe aktivitetet, do të fillojë realizimi i planit të veprimit”, thekson Gjetaj.
Gjatë vitit të kaluar, Zyra për mjekësi ligjore dhe të zhdukur ka gjetur mbetjet mortore të 53 personave, të cilët kanë figuruar si të zhdukur dhe ato ua ka dorëzuar familjarëve të tyre. Në Kosovë ende vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur edhe 1821 persona.