Aktivistët e rrjetit të organizatave joqeveritare “Koalicioni për Demokraci” kanë organizuar të martën marshin protestues në Prishtinë, kundër, siç u tha, izolimit të Kosovë nga Bashkimi Evropian. Sejdi Demiri, drejtues i këtij rrjeti, tha se kërkesa e tyre është realizimi i së drejtës elementare për të lëvizur lirshëm dhe që prodhuesit kosovarë të eksportojnë në Bashkimin Evropian. Ndaj këtij marshi reagoi Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë.
Disa dhjetëra aktivistë të rrjetit të organizatave joqeveritare “Koalicioni për Demokraci”, të martën në Prishtinë shprehën pakënaqësinë e tyre kundër, siç u tha , izolimit të Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe cungimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.
Aktivistët e këtij rrjeti marshuan përgjatë rrugës “Nëna Terezë”, duke bartur pankarta me slogane që përmbanin kundërshtime ndaj mbetjes së Kosovës jashtë regjimit të liberalizimit të vizave dhe kufizimeve tjera.
Sejdi Demiri, drejtues i rrjetit të organizatave joqeveritare “Koalicioni për Demokraci”, tha se tubimi i aktivistëve të këtij rrjeti ka për qëllim shprehjen e indinjatës së thellë për, siç i quajti ai, padrejtësitë dhe padenjësitë që Bashkimi Evropian po u bën qytetarëve të Kosovës.
“Ne duam të lëvizim lirshëm. Kjo ishte arsyeja pse ne defiluam në shesh. Ne duam që prodhuesi i Kosovës të eksportojë në Bashkimin Evropian. Ne, me të drejtë, sot shtrojmë pyetjen se si ka mundësi që Bashkimin Evropian dhe të gjitha instancat e tij t’i kemi të pranishme në Kosovë, ndërsa qytetarët e Kosovës të mos e kenë edhe më të voglën qasje në Bashkimin Evropian. Ne nuk duam asgjë më shumë se sa, thjesht, ta realizojmë një të drejtë elementare njerëzore, që quhet lëvizje e lirë”, ka thënë Demiri.
Ndërkaq, Qëndrim Kçiku, i cili, për të përçuar porosinë simbolike, kishte lidhur shtatin me zinxhirë, tha se ndihej i izoluar ashtu sikurse të gjithë të rinjtë e Kosovës.
“Është një ndjenjë shumë e keqe kur nuk mund të shkosh më larg sesa në Prizren ose Gjilan. Nuk mund të dalësh askund... njëmend është lidhje. Thjesht, nuk dimë se çfarë po bëhet (tjetërkund), përveç këtu. Shumë të cunguar... shumë keq”, u shpreh Kçiku.
Ilir Buzhala, aktivist i rrjetit “Koalicioni për Demokraci”, theksoi se fillimisht institucionet vendore duhet të krijojnë kushtet që qytetarët e Kosovës të fitojnë mundësinë e qarkullimit të lirë në vendet evropiane.
“E kemi parë të arsyeshme që të dalim (në marsh), sepse ashtu si unë, i ri, edhe të tjerët e kanë lëvizjen e bllokuar. Kërkojmë nga qeveria që të iniciojë ndonjë proces që ta kemi më të përshpejtuar liberalizimin e vizave”, theksoi Buzhala.
Ngjashëm u shpreh edhe Kenan Gashi, po ashtu aktivist i rrjetit “Koalicioni për Demokraci”:
“Aktualisht, është kjo formë e performancës që rrjeti për demokraci e ka shprehur shqetësimin e vet për kufizimin. Ne kemi dalë që, së paku, të kërkojmë nga Komisioni Evropian, nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës që sa më shumë ta inicojnë problemin, për të pasur mundësinë e lëvizjes së lirë, përfshirjen e aspektit ekonomik dhe zhvillimit ekonomik, në aspektin e përgjithshëm që ka të bëjë me Bashkimin Evropian”.
Në anën tjetër, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë reagoi ndaj marshit të rrjetit “Koalicioni për Demokraci”, duke thënë se “nuk është e vërtetë se Bashkimi Evropian ka vendosur t’i ndalë preferencat tregtare me Kosovën”.
Në një komunikatë për shtyp, kjo Zyrë, ka bërë të ditur se Komisioni Evropian ka adoptuar më 22 shkurt 2010, propozimin për të zgjatur afatin e masave tregtare deri më 31 dhjetor të 2015-ës.
“Propozimi i është dërguar Këshillit dhe Parlamentit Evropian për miratim në kuadër të procedurave të zakonshme legjislative, siç kërkohet me Traktatin e Lisbonës. Megjithatë, diskutimet në Këshill (midis vendeve anëtare) nuk kanë qenë vendimtare, duke qenë se nuk është arritur marrëveshja si t’i referohet Kosovës teksti i kësaj rregulloreje”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Komisioni Evropian në Prishtinë.
Në këtë komunikatë, gjithashtu ngrihet edhe motivi i dytë i marshimit të së martës - ai i liberalizimit të vizave, duke thënë se kjo çështje dhe ajo e preferencave tregtare, nuk ndërlidhen mes vete.