Ndërlidhjet

Rreth 400 lëndë në pritje


Lëndë në pritje për shqyrtim...
Lëndë në pritje për shqyrtim...
Autoritetet thonë se qindra raste që kanë të bëjnë me korrupsionin, po presin veprimin e prokurorive të vendit. Ndërkohë, Agjencia Kundër-Korrupsion rithekson se në ndërmarrjet publike korrupsioni është më i theksuar.


Rreth 400 lëndë, që dyshohet se kanë të bëjnë me korrupsionin, presin të shqyrtohen në prokuroritë e vendit. Por, mungesa e prokurorëve po ndikon në zvarritjen e lëndëve, thonë zyrtarë nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë.

Drita Hajdari, prokurore dhe koordinatore për lëndët kundër korrupsionit në Prokurorinë e Qarkut, thotë se në kuadër të prokurorisë së shtetit, bëhen përpjekje serioze për procedimin e të gjitha lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin.
Për momentin, përafërsisht në të gjitha prokuroritë e Kosovës në procedim janë rreth 400 lëndë, duke përfshirë edhe Prokurorinë speciale.

Për momentin, përafërsisht në të gjitha prokuroritë e Kosovës në procedim janë rreth 400 lëndë, duke përfshirë edhe Prokurorinë speciale. Do të thotë, ky është numri i përgjithshëm. Tash, në kuadër të këtij numri, 100 lëndë janë të regjistruara si të ndryshme, që nënkupton hetimin preliminar. Kurse, përafërsisht 300 lëndë janë nën hetime”, thotë zonja Hajdari.

Ndryshe, prokuroritë e nivelit qendror dhe atij lokal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur të krijojnë një ekip të llojit task-forcë, që do të merret me rastet e ndryshme që dyshohet se janë të përfshira në korrupsion.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë së Departamenti kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit vazhdimisht është duke u treguar i suksesshëm në kapjen e personave të përfshirë në raste korruptive.
Ndaj 909 të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale si të përfshirë në rastet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

“Është arritur që mbi 700 raste të dërgohen në hetime. Rastet kanë rezultuar me mbi 170 persona të arrestuar. Rreth 530 raste janë dërguar në Prokurori. 257 raste prej tyre janë dërguar në Prokurori me raport të veçantë. Dhe, ndaj 909 të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale si të përfshirë në rastet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit
”, konfirmon Kelani.

Në bazë të këtyre rasteve, që kanë ndodhur dhe për të cilat Policia ka raportuar në Prokurori, thotë Kelani, humbjet mund të konsiderohen me miliona.

“Besoj se janë gjykuar, edhe pse unë nuk kam informacione se sa raste janë proceduar. Mirëpo, sa i përket sektorit në kuadër të Policisë që është për rastet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, normalisht që janë të informuar dhe kanë shkëmbim të informacioneve. Në bazë të këtyre rasteve, dyshohet që dëmet e shkaktuara, të supozuara, them mund të jenë milionëshe”, thekson Kelani.

Ndërsa, duke folur për lëndët e vendosura dhe personat e dënuar, prokurorja Hajdari shpjegon:

“Me siguri në gjykata ekzistojnë aktakuzat. Prokurori, në momentin kur e ngrit aktakuzën, e dërgon në Gjykatë edhe në shumicën e rasteve kur aktakuza konfirmohet, pritet gjykimi”.


Korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm në masë të madhe në të gjitha sferat e shoqërisë kosovare, thonë drejtuesit e Agjencisë Kundër Korrupsion. Por, sipas tyre, në ndërmarrjet publike korrupsioni është më i theksuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG