Ndonëse kishte hyrë në fuqi që në shkurt të vitit të kaluar, Ligji për duhanin tek tani ka filluar të zbatohet në disa vende publike.
Blerim Iseni, menaxher i kafeterisë “Rings”, thotë se ky lokal ka ndarë hapësirën prej 30 për qind për duhanpirësit, ashtu siç e parasheh Ligji për duhanin.
“Ne e kemi mirëpritur zbatimin e ligjit dhe ashtu siç edhe parashihet me ligj, në hapësirën prej 70 për qind të mos pihet duhani, e në 30 për qind lejohet pirja, mendoj se kemi kushte dhe hapësirë të mjaftueshme për ta zbatuar. Kërkohet ambient i veçantë dhe ventilim shtesë aty ku pihet duhani, por mendoj se kemi kushte për ta zbatuar ligjin”, thotë Iseni.
Ndërkaq, qytetarët mendojnë se zbatimi i ligjit është i mirëseardhur. Luljeta Suka nga Prishtina shprehet:
Në anën tjetër, Faik Hoti, drejtor për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se tashmë inspektorët kanë dalë në terren dhe restoranteve e kafeterive do t’u jepen disa ditë kohë deri në zbatimin e plotë të Ligjit kundër duhanit.
“Ministria e Shëndetësisë, e cila është e obliguar që të mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji, së bashku edhe me disa subjekte tjera, nuk është e kënaqur sa duhet me zbatimin e tij. Ky ligj në vendet e rajonit po zbatohet me një rigorozitet të theksuar dhe ka mundur të zbatohet edhe në Kosovë”.
“Sidoqoftë ka qenë qëndrim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe edhe i vetë shoqërisë civile që të gjendet një konsensus, në mënyrë që kur të fillojë zbatimi i tij, kjo të bëhet si duhet. Andaj do t’u jepet edhe pak kohë derisa të fillojnë masat ndëshkuese”, bën të ditur Hoti.
Ndërkaq, Skënder Syla, udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se tymosja e duhanit paraqet një problem mjaft të rëndë për shëndetin publik, duke e marrë parasysh që çdo vit në botë vdesin me miliona njerëz nga pirja e duhanit, si dhe miliona të tjerë sëmuren nga kanceri.
Prandaj, sipas Sylës, është e domosdoshme që ligjet e aprovuara dhe të miratuara, të zbatohen në praktikë.
”Çdo vonesë e zbatimit të Ligjit të duhanit, do të thotë marrje e jetës së njerëzve, sepse tymosja nuk i dëmton vetëm ata që e konsumojnë duhanin në mënyrë aktive, por edhe ata që ekspozohen në mënyrë pasive”, përfundon Syla.
Blerim Iseni, menaxher i kafeterisë “Rings”, thotë se ky lokal ka ndarë hapësirën prej 30 për qind për duhanpirësit, ashtu siç e parasheh Ligji për duhanin.
“Ne e kemi mirëpritur zbatimin e ligjit dhe ashtu siç edhe parashihet me ligj, në hapësirën prej 70 për qind të mos pihet duhani, e në 30 për qind lejohet pirja, mendoj se kemi kushte dhe hapësirë të mjaftueshme për ta zbatuar. Kërkohet ambient i veçantë dhe ventilim shtesë aty ku pihet duhani, por mendoj se kemi kushte për ta zbatuar ligjin”, thotë Iseni.
Ndërkaq, qytetarët mendojnë se zbatimi i ligjit është i mirëseardhur. Luljeta Suka nga Prishtina shprehet:
Ligji parasheh që në 70% të hapësirës të mos pihet duhani, ndërkaq lejohet pirja në hapësirën prej 30%.
“Mendoj se zbatimi i Ligjit kundër duhanit, sidomos nëpër lokale, aty ku pihet më së shumti, është shumë i mirëseardhur për qytetarët e Kosovës, sepse duhanpirja shkakton problem edhe tek ata që nuk pinë duhan. Ndarja në kthina e lokaleve, për mendimin tim, është shumë e mirë, sepse ata që e pinë duhanin të paktën e dinë ku e kanë vendin dhe nuk i pengojnë qytetarët e tjerë”.Në anën tjetër, Faik Hoti, drejtor për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se tashmë inspektorët kanë dalë në terren dhe restoranteve e kafeterive do t’u jepen disa ditë kohë deri në zbatimin e plotë të Ligjit kundër duhanit.