Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar me certifikimin e 29 subjekteve politike, të cilat do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.
Zyrtarët e Zyrës së regjistrimit të partive politike thanë se të gjitha subjektet politike, kanë plotësuar kushtet për pjesëmarrje në zgjedhje.
Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Valdete Daka, tha se 24 orët e ardhshme do të jenë në dispozicion për ata, të cilët kanë ndonjë ankesë lidhur me certifikimin.
“Të 29 subjektet politike, të cilat kanë aplikuar për certifikim, janë certifikuar. Ato e kanë afatin prej 24 orësh prej këtij momenti, për këto subjektet që janë certifikuar sot në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa. Aty gjithkush ka të drejtë të ankohet në këtë panel. Ndoshta dikush do ta shfrytëzojë këtë të drejtë; kjo është çështje e tyre”, bëri të ditur Daka.
Prej 29 subjekteve politike, 7 i përkasin shumicës shqiptare, 8 janë nga radhët e serbëve, 4 janë subjekte boshnjake, 2 turke dhe 8 subjekte nga komunitetet e tjera.
Nga ana tjetër, anëtari i KQZ-së, Fadil Maloku, nga Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj mënyrës së certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.
“Ekspertët e zyrës ligjore kanë përgatitur një interpretim ligjor lidhur me certifikimin e kandidatëve, por në momentin e fundit është tërhequr ajo listë nga kryeshefit. Nuk e di cilat kanë qenë qëllimet e tij; nuk e di, e as nuk kam ide fare se çka fshihet prapa saj. Por, më duket që publikut i kemi mbetur borxh me një interpretim ligjor lidhur me certifikimin e kandidatëve dhe partive politike”, ka thënë Maloku.
Mirëpo, udhëheqësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka ripërsëritur se KQZ-ja është duke punuar në bazë të ligjit. Ajo ka thënë se certifikimi i partive politike dhe i kandidatëve të tyre është bërë në bazë të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovës.
Zonja Daka ka folur edhe për pastrimin e listave të votuesve. Sipas saj, deri më tash janë larguar emrat e më shumë se 7 mijë njerëzve, të cilët nuk jetojnë më.
“Janë larguar emrat e mbi 7 mijë njerëzve të vdekur deri më tash. Ky proces është në vazhdim e sipër, por deri në ditën kur merret lista përfundimtare ku është ai ekstrakti i tretë nga regjistri civil, përpilohet lista përfundimtare dhe ky proces vazhdon deri në ditën kur dilet me listën përfundimtare të votuesve”, ka shpjeguar Daka.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se të shtunën do të organizojë hedhjen shortit për renditjen e subjektet politike në listën për votim.

Të 29 subjektet politike, të cilat kanë aplikuar për certifikim, janë certifikuar.
“Të 29 subjektet politike, të cilat kanë aplikuar për certifikim, janë certifikuar. Ato e kanë afatin prej 24 orësh prej këtij momenti, për këto subjektet që janë certifikuar sot në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa. Aty gjithkush ka të drejtë të ankohet në këtë panel. Ndoshta dikush do ta shfrytëzojë këtë të drejtë; kjo është çështje e tyre”, bëri të ditur Daka.
Prej 29 subjekteve politike, 7 i përkasin shumicës shqiptare, 8 janë nga radhët e serbëve, 4 janë subjekte boshnjake, 2 turke dhe 8 subjekte nga komunitetet e tjera.
Nga ana tjetër, anëtari i KQZ-së, Fadil Maloku, nga Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj mënyrës së certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.
...më duket që publikut i kemi mbetur borxh me një interpretim ligjor lidhur me certifikimin e kandidatëve dhe partive politike.