Ndërlidhjet

Sejdiu nuk do të garojë për deputet


Fatmir Sejdiu
Fatmir Sejdiu

Kryetari aktual i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka hequr dorë nga kryesimi i listës së partisë së tij në zgjedhjet e 12 dhjetorit, konfirmon Ramë Manaj për Radion Evropa e Lirë. Ndërkaq, analistët politikë mospërfshirjen e kryetarit të një partie në listën zgjedhore, e konsiderojnë si një çështje normale dhe demokratike.


Një ditë para mbajtjes së Kuvendit të VII zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ende nuk dihet saktë se kush do të jetë kandidat për të parin e kësaj partie.

Mediat e shkruara në Prishtinë, thonë se anëtari i kësaj partie, Isa Mustafa, i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Prishtinës, është kandidaturë konsensuale e Kryesisë së LDK-së, duke thënë po ashtu se kryetari aktual, Fatmir Sejdiu, nuk do të garojë për kryetar të partisë.

Por, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, hedh poshtë deklaratat e tilla, duke konfirmuar se ato nuk janë të vërteta.

Manaj konfirmon se kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka hequr dorë që të jetë bartës i listës që të konkurrojë për deputet të Kuvendit, e jo për të parin e LDK-së.
Kryetari Sejdiu ka hequr dorë që të jetë bartës i listës, nuk do të konkurrojë për deputet në Parlamentin e Kosovës.


“Nuk ka informatë që ka hequr dorë, së paku deri sot jo, nuk e di çka do të ndodhë, por nuk e besoj që do të heqë dorë. Kryetari Sejdiu ka hequr dorë që të jetë bartës i listës, nuk do të konkurrojë për deputet në Parlamentin e Kosovës. Kjo është thënë dhe kështu e ka thënë vetë kryetari në takim me kryetarët e degëve
”, deklaron Manaj.

Nga ana tjetër, analistët politikë këtë çështje e konsiderojnë si një proces normal, nëse kryetari i një partie politike nuk i prin listës së saj zgjedhore.

Analisti Halil Matoshi shpjegon:

“Është shumë normale, ka shumë parti, të cilat objektivisht, kryetari ose lideri i saj nuk i prin listës, por e vendosin kandidatin që për momentin paraqet më shumë fuqi politike, më shumë autoritet dhe kredibiletet, koherencë e tjera”.

“Kështu që nuk është e thënë që gjithmonë kreu i një partie t’i prijë edhe listës në zgjedhje. Kjo është në suaza të normaliteti demokratik”.


Matoshi thekson se pas zhvillimeve të fundit brenda LDK-së, dhe me formimin e Listës Ibrahim Rugova, duket se kryesia e partisë ka kuptuar se ndryshimet në udhëheqjen LDK-së janë të nevojshme.
Po qe se nesër ndodh kthesa dhe zoti Mustafa e merr timonin e LDK-së, unë besoj se po krijohet një bllok i rezistencës ndaj PDK-së dhe gjasa të mira që ta marrë pushtetin.


Përfundimisht duket se edhe kryesia aktuale e LDK-së e ka kuptuar momentumin psikologjik se me Fatmir Sejdiun në krye të kësaj partie realisht, jo që s’mund të jetë LDK-ja një konkurrente e denjë e PDK-së, por madje ekziston rreziku i shpërbërjes së saj”.

“Po qe se nesër ndodh kthesa dhe zoti Mustafa e merr timonin e LDK-së, unë besoj se po krijohet një bllok i rezistencës ndaj PDK-së dhe gjasa të mira që ta marrë pushtetin”,
vlerëson Matoshi.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përcaktuar agjendën e punës së Kuvendit Zgjedhor.

Lista Ibrahim Rugova, e dalë po nga LDK-ja, ka aplikuar për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Astrit Haraqija, anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe njëri ndër udhëheqësit e Listës “LDK – Ibrahim Rugova”, së bashku me Ukë Rugovën dhe Bujar Bukoshin, thotë se udhëheqja që del nga Kuvendi zgjedhor i 7 nëntorit, do të jetë e paligjshme.

Ata pohojnë se pas zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit, LDK-ja duhet të mbajë një kuvend të vërtetë të brendshëm zgjedhor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG