Nga buxheti i Kosovës shpenzohen miliona euro për të akuzuarit e Hagës. Si janë kryer pagesat për disa prej ish-eprorëve të UÇK-së, pa transparencë? Kush prej personave të cilëve iu është konfirmuar aktakuza ka përfituar më shumë, e kush më pak?
Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik nuk po zbatohet në praktikë. Zyrtarët e lartë ende po mbajnë më shumë se një pozitë drejtuese, dhe ende po paguhen me shtesa, duke tejkaluar edhe rrogat bazë, dhe duke i shkaktuar dëme milionëshe buxhetit të shtetit.
Edhe pse është sinjalizuar se prokurorët në Kosovë po gabojnë vazhdimisht, duke akuzuar persona të vdekur, kjo praktikë nuk po ndalet. Si ngrenë ata aktakuza, pa zhvilluar hetime?
Zyrtarëve publikë, në pozita me ndikim, lëndët civile iu zgjidhen në afat të arsyeshëm kohor, ndërsa ky standard s'vlen për qytetarët e thjeshtë, të cilët presin me dekada për ta realizuar një të drejtë. Hulumtimi i emisionit 'Iustitia' dëshmon sesi drejtësia në Kosovë zbatohet në mënyrë selektive.
Mësoni se pse gjyqësori po luan pingpong me lëndët e qytetarëve, duke stërzgjatur zgjidhjen e tyre përmes kthimit të shpeshtë në rigjykim, dhe se pse Apeli, edhe pse ka të drejtë t’i gjykojë vetë këto lëndë, vazhdimisht i kthen ato në rigjykim.
'Iustitia' sjell episodin e radhës mbi llogaridhënien e përgjegjësve për kontratën e dyshimtë prej 8.4 milionë eurosh me Ushtrinë e Kosovës. Mësoni se pse Ministria e Mbrojtjes dhe Paneli i Organit Shqyrtues të Prokurimit kanë heshtur para dyshimeve të ngritura për falsifikime nga Beni Dona Plast.
Shfaq më shumë