Një universitet në Bullgari po akuzohet se funksionon si fasadë për një skemë migracioni, duke braktisur aktivitetet e tij akademike. Institucioni mohon akuzat e ministrit të Arsimit dhe thotë se është "nën sulm". (Përgatitën: Flaka Zogu dhe Arben Hoti)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përjashtuan Rusinë nga tarifat doganore të cilat u vendosën për shumë shtete të tjera, më 2 prill. Nga administrata Trump thonë se shpjegimi pse Rusia u shpëtoi tarifave lidhet me negociatat për ndaljen e luftës në Ukrainë.
Ekuipazhet e dy anijeve ukrainase për zbulimin e minave detare po trajnohen në Britani, për t’u përgatitur kështu për një mision të ardhshëm në Detin e Zi. Ato pritet të vendosen vetëm në rast të arritjes së një armëpushim të qëndrueshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në Gjykatën Speciale, në Hagë, kanë përfunduar dëshmimin të gjithë dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind.
Qyteti i Siverskut, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, është rrafshuar gati krejtësisht. Banorët e paktë që kanë mbetur jetojnë në bodrume, për t’u mbrojtur nga sulmet e përditshme ajrore ruse.
Kosova është në listën e shteteve të botës, të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë vendosur tarifë tregtare bazë prej 10 për qind, ndërsa disa shteteve të tjera u janë vënë tarifa edhe më të larta.
Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin jorganë e jastëkë. Vitin e kaluar kjo shifër ra në rreth 39 milionë euro. Tani, eksporti është vështirësuar për shkak të tarifës prej dhjetë për qind të vendosur nga SHBA-ja.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 2 prill se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova.
Pas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me manipulimin e votave me postë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të njëjtat akuza janë ngritur edhe nga disa anëtarë të LDK-së. Ky rast tashmë është në duart e Prokurorisë.
Shfaq më shumë