Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë në seancën e së martës.
Për formimin e një qeverie në Kosovë kërkohen votat e të paktën 61 deputetëve nga gjithsej 120 në Kuvendin e Kosovës. Që nga viti 2008, më së shumti vota në Kuvend ka siguruar qeveria e parë e udhëhequr nga Hashim Thaçi, e votuar më 8 janar 2008.
Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po shkon drejt seancës për konstituimin e Kuvendit pa sigurinë se i ka votat e nevojshme. Derisa me shumë gjasë votat për kryetar të Kuvendit do të sigurohen, votimi i Qeverisë mbetet një pikëpyetje e madhe.
Produktet kineze janë pjesë e përditshmërisë në Kosovë, por përplasja tregtare mes dy fuqive botërore, SHBA-së dhe Kinës, mund të sjellë ndryshime edhe për konsumatorët kosovarë.
Rritja e çmimit të energjisë për rreth 16 për qind u kundërshtua përmes protestave në Prishtinë më 11 prill. Qindra qytetarë kërkuan anulimin e vendimit të miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Të prekur nga shtrenjtimi, ata e shohin këtë masë si një barrë të padurueshme për jetesën e tyre
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit e ka pranuar se nuk mund ta formojë Qeverinë e re të Kosovës pa përfshirjen e një partie shqiptare, mundësi që më herët e kishte përjashtuar. Vetëvendosje nuk i ka të sigurta as votat për postin e kryetarit të Kuvendit.
Një njësi e pilotëve ukrainas të dronëve, e vendosur në Pokrovsk, po punon për ta mbrojtur këtë qytet të vijës së parë të frontit nga një valë sulmesh ruse.
Një universitet në Bullgari po akuzohet se funksionon si fasadë për një skemë migracioni, duke braktisur aktivitetet e tij akademike. Institucioni mohon akuzat e ministrit të Arsimit dhe thotë se është "nën sulm". (Përgatitën: Flaka Zogu dhe Arben Hoti)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përjashtuan Rusinë nga tarifat doganore të cilat u vendosën për shumë shtete të tjera, më 2 prill. Nga administrata Trump thonë se shpjegimi pse Rusia u shpëtoi tarifave lidhet me negociatat për ndaljen e luftës në Ukrainë.
Ekuipazhet e dy anijeve ukrainase për zbulimin e minave detare po trajnohen në Britani, për t’u përgatitur kështu për një mision të ardhshëm në Detin e Zi. Ato pritet të vendosen vetëm në rast të arritjes së një armëpushim të qëndrueshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.
Shfaq më shumë