Udhëheqësi i kristiandemokratëve në Gjermani, Friederich Merz, njoftoi se bisedimet për formimin e një koalicioni qeverisës kanë përfunduar me një marrëveshje, duke shtuar se synon që ta marrë detyrën e kancelarit në fillim të majit.
Pasi një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se bota po hyn “në një epokë turbulente që do të zgjasë” dhe se “është mirë që Serbia e ka një aleate të madhe në Evropë, Francën”.
Bashkimi Evropian ka miratuar masat e para për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Kina do të vendosë tarifa në vlerë prej 84 për qind ndaj mallrave amerikane dhe këto masa do të hyjnë në fuqi më 10 prill, tha Ministria kineze e Financave, duke përshkallëzuar edhe më tej luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
Sulmet ruse me dronë në qytetet ukrainase të Dnipros, Harkivit dhe Kramatorskut në orët e vona të 8 prillit kanë lënë të plagosur dhjetëra persona dhe kanë shkaktuar dëme në disa ndërtesa të banuara, thanë zyrtarët lokalë.
Rebelët jemenas, Huthi, thanë se një numër personash janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Hodeida një ditë më parë.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të rinisin bisedimet në Stamboll më 10 prill lidhur me rihapjen e misioneve diplomatike përkatëse.
Besimi i ndërsjellë, koordinimi dhe bashkëpunimi, si dhe përparimi në dialogun me Serbinë janë disa nga pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar nga Qeveria e re e Kosovës.
Tarifat e reja ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fuqi më 9 prill. Masat tregtare janë në kuadër të politikës së re tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump, e cila, sipas tij, synon të ringjallë industrinë prodhuese amerikane.
Ministrja e Jashtme në detyrë Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Serbia “nuk ka ndryshuar” dhe se ajo po i vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar demokracinë e Kosovës, “jo vetëm përmes retorikës, por përmes veprimeve konkrete dhe të dhunshme që e rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon”.
Në një mesazh në Telegram të martën në mbrëmje, Zelensky pretendoi se dy shtetas kinezë u kapën gjatë një beteje ku ishin të përfshirë edhe disa ushtarë të tjerë kinezë, të gjithë duke luftuar si pjesë e ushtrisë ruse në Donjeck.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se kishte pranuar letër nga Kurti të hënën, por vendosi ta refuzojë takimin me të për shkak gjuhës së kryeministrit në detyrë para dhe gjatë fushatës zgjedhore drejtuar LDK-së.
Shfaq më shumë