Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi të shtunën se po ndjek me kujdes situatën në Serbi, duke përfshirë bllokadën e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), dhe u bëri thirrje të gjithëve të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve.
Negociatorët iranianë dhe amerikanë po zhvillojnë rundin e dytë të bisedimeve kritike mbi ambiciet bërthamore të Teheranit, teksa Shtëpia e Bardhë ka dalë me mesazhe të përziera lidhur me një veprim të mundshëm ushtarak dhe ka edhe kërkesa të reja për përpjekjet iraniane.
Për të tretën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ministria e Jashtme e Kinës i hodhi poshtë akuzat e Zelenskyt si të pabaza.
Duke folur të premten, së bashku me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, Araqchi tha se ende beson është e mundur të arrihet një marrëveshje.
Gjykimi në rastin Banjska, ku u vra një rreshter i Policisë së Kosovës, nisi të enjten për tre të akuzuarit që ishin kapur pas sulmit të vitit 2023.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka ndarë të premten medalje presidenciale “Nderi i Republikës”, tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo tha se BE-ja është e gatshme për të punuar ngushtë me qeverinë e ardhshme, sapo të formohet ajo, dhe për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Sulmet ajrore izraelite në mbarë Gazën kanë vrarë të paktën 17 persona mëngjesin e së premtes, përfshirë fëmijë dhe punëtorë shëndetësorë. Sulmet ndodhën në ditën kur ambasadori i ri amerikan në Izrael zhvilloi aktivitetin e parë në këtë kapacitet në Jerusalem.
Pekini ka mohuar se i ka dhënë armë vdekjeprurëse ndonjërës palë në luftën në Ukrainë, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se ka “informacione” se Kina po e furnizon me armë Rusinë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të tërhiqet brenda ditësh nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse nuk ka sinjale të qarta se mund të arrihet një marrëveshje.
Shfaq më shumë