Në një njoftim në X, Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar për të lidhur marrëdhënie diplomatike.
Ushtria e Ukrainës tha se Rusia e sulmoi me mbi 90 dronë në orët e hershme të së shtunës, dhe se shumica e dronëve u rrëzuan ose bllokuan.
Izraeli i ka urdhëruar vazhdimisht qindra mijëra palestinezë në Rafah që të largohen, prej se i rifilloi operacionet në Gazë më 18 mars, duke i detyruar ata të shpërngulen në një zonë gjithnjë e më të ngushtë, të kufizuar nga deti.
Ministritë e Brendshme të dy vendeve arritën marrëveshje vitin e kaluar për kontrolle të përbashkëta kufitare, e cila u përurua të shtunën në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski.
Trump, 78 vjeç, iu nënshtrua kontrollit mjekësor, i cili përfshiu teste kardiake dhe të shëndetit mendor, 11 prill në Qendrën Mjekësore Walter Reed në periferi të Uashingtonit.
Zyrtarët lokalë talibanë konfirmuan se individët – që ishin akuzuar për vrasje – u ekzekutuan para turmave që ishin mbledhur në provincat perëndimore të Farahut, Nimrozit dhe Badgisit.
Uashingtoni dhe Teherani do të takohen në fundjavë në Oman për të diskutuar për programin bërthamor iranian, duke synuar që të arrijnë një marrëveshje për këtë çështje.
Qendra e Beogradit është mbyllur për trafik më 11 prill, para mbajtjes së një tubimi nga mbështetësit e Qeverisë serbe. Protesta e quajtur “Ne nuk do të heqim dorë nga Serbia”, është thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Autoritetet italiane më 11 prill njoftuan për transferimin e 40 emigrantëve në qendrat për strehimin e tyre në Shqipëri. Kjo, pasi Roma tha se emigrantët nuk kishin më leje të qëndronin në Itali.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Kushtetuta e Kosovës mundëson që secila parti që dëshmon para presidentes, Vjosa Osmani, se mund ta bëjë shumicën në Kuvend, të mund të formojë Qeverinë e re të Kosovës.
Një ndihmës i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Rusi në mes të një stuhie diplomatike rreth luftës në Ukrainë, përfshirë bisedime SHBA-Ukrainë në Uashington dhe një takim të kryesuar nga Britania dhe Gjermania në Bruksel.
Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.
Shfaq më shumë