Qytetarët në Maqedoni të Veriut po votojnë në zgjedhjet parlamentare. Sipas autoriteteve zgjedhore, procesi i votimit është duke shkuar në rregull.
Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë së Veriut, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk e ka problem që të pranojë që kryeministri të jetë shqiptarë, por se nuk do të lejojë që kjo të arrihet përmes shantazheve.
Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët që në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut është në koalicion me partinë Alternativa, në një Intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për ndërtimin e një sistemi i cili do t'i mbrojë shqiptarët.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për Radion Evropa e Lirë tha se Naser Ziberi nuk është kandidat i kësaj partie për kryeministër të Maqedonisë së Veriut. Ai tha se Ziberi ka mbështetjen e personaliteteve të tjera, që pas zgjedhjeve të 15 korrikut, të udhëheqë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Drejtori i Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erolld Musliu, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se në rastin e Kumanovës ku janë të përfshirë shtetas të Kosovës, Musliu nuk janë zhdukur të gjitha sekretet me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt.
Shfaq më shumë