Partia e ekstremit të djathtë, Rilindja, sërish po kërkon që Bullgaria të miratojë një ligj që do të ndëshkonte këdo që merr fonde nga jashtë, i ngjashëm me legjislacionin për “agjentët e huaj” në Rusi.
Muajin e kaluar, në ditën e njëjtë kur ligjvënësit ukrainas votuan për ndalimin e të gjithë degës të Kishës Ortodokse Ruse, udhëheqësi i Kishës Ortodokse të Bullgarisë publikisht u shpreh kritik për këtë hap historik dhe kundërthënës.
Krerët e shteteve dhe qeverive nga 32 vendet anëtare të aleancës ushtarake – përfshirë Suedinë, e cila u anëtarësua në mars, dhe Finlandën që u anëtarësua në prill 2023 – do të marrin pjesë në tubimin e 9-11 qershorit.