Protesta e fundit e punëtorëve kinezë në minierën "Çukaru Peki" në qytetin Bor të Serbisë lindore nxori në pah çështjen e kushteve të banimit të tyre. Katër punëtorë në këtë minierë, që folën në kushte anonimiteti, dëshmuan për kushtet e rënda jetësore dhe të punës.