Arrestimi i kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, shkaktoi protesta masive, që vazhduan për të pestën natë radhazi. Mijëra qytetarë u mblodhën në rrugët e Stambollit dhe qyteteve të tjera të Turqisë, duke sfiduar praninë e madhe policore dhe duke kërkuar lirimin e tij.