Oleksiy Yukov kaloi vite duke kërkuar mbetjet mortore të ushtarëve të rënë nga Lufta e Parë dhe ajo e Dytë Botërore. Më 2014, ai nisi kërkimin e trupave të të vrarëve në një konflikt të ri mes Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Kremlini. Që nga shkurti 2022, ai ka qenë më i zënë se kurrë.
Një çift ukrainas dëgjoi vetëm zërin e të birit përmes një videoje që shfaqte ushtarët e kapur nga forcat ruse në Mariupol. Prindërit nga Ukraina janë në kërkim të djalit të tyre që kur ai dërgoi mesazhin e fundit, më 17 maj, ditën kur u dorëzuan trupat që mbronin fabrikën e çelikut Azovstal.
Një arkitekt, i cili pohon se ka punuar në kompleksin zyrtar të presidentit rus, Vladimir Putin, afër Moskës, i ka treguar projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, plane, video dhe fotografi.
Fëmijë nga zonat e pushtuara të Ukrainës u dërguan në një kamp në Çeçeni për stërvitje “ushtarake-patriotike”, thanë autoritetet ruse. Sipas tyre, këta fëmijë kanë “probleme sociale” dhe duhet të “riedukohen”. (Përgatitën: Valona Tela dhe Arben Hoti)
Një mjeke ushtarake ukrainase, e cila ishte shtatzënë në momentin kur ishte zënë rob nga trupat ruse në Mariupol, ka rrëfyer përvojën e saj prej gati gjashtë muajsh në robëri.
Një zyrtar lokal u kanë thënë rekrutëve rusë se “nuk jeni mish për top”, në një video të publikuar në internet së voni. Burrat i janë përgjigjur atij me zemërim, duke i thënë se, në të vërtetë, janë pikërisht ashtu.
Në qytetin rus të Volgogradit, nëna e 23-vjeçarit Stanislav Kudryashov thotë se djali i saj u rekrutua në ushtri me gjithë faktin se ai vuan nga astma bronkiale, problemet në zemër (prolapsi i valvulës mitrale) dhe problemet me shikimin që mund të shkaktojnë verbëri të përkohshme.
Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, i cili vdiq në moshën 91-vjeçare, kryesoi rënien e Bashkimit Sovjetik dhe fundin e Luftës së Ftohtë.
Një vit pasi forcat e talibanëve hynë në Kabul dhe e morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, vazhdojnë të ekzistojnë pikëpyetje rreth asaj se çfarë saktësisht ndodhi.
Një biznesmen, i njohur si “Kuzhinieri i Putinit”, është bërë i etur për gjak, sipas një aktivisteje të njohur ruse për të drejtat e të burgosurve.
Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, gazetarët e RFE/RL-së dhe të Current Time kanë qenë në qendër të aksionit.
Kirurgu nga Kirgizia, Mambet Mamakeev, renditet në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, si kirurgu më i vjetër në botë. Pas 67 vjetësh pune në profesion, bisturia e këtij kirurgu ende është aktive. (Përgatiti: Bujar Tërstena)
Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëra-tjetrën pas shumë shkeljeve të një armëpushimi humanitar të nënshkruar më 10 tetor.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se i ka thënë homologut të tij rus, Sergei Lavrov, se do të kishte një "çmim të lartë për të paguar" nëse do të të dilnin se janë të vërteta raportet e inteligjencës që thonë se Rusia ka ofruar shpërblime për të vrarë trupat amerikane në Afganistan.
Vende të ndryshme të botës janë duke përdorur teknologjitë e fundit që përmes kamerave të sigurisë të gjurmojë njerëzit që do të duhej të ishin në karantinë si pasojë e koronavirusit. Përveç kamerave të sigurisë edhe telefonat mobilë janë duke u gjurmuar për të mbajtur situatën nën kontroll.