Në Maqedoni të Veriut janë rritur masat e sigurisë në prag të fillimit të Samitit Ministror të OSBE-së. Ky samit është i rëndësishëm veçanërisht për shkak të pjesëmarrjes së paralajmëruar të shefit të diplomacisë amerikane, Antony Blinken, dhe kryediplomatit rus, Sergei Lavrov.