Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo për femra, në Lojërat Olimpike në Rio Janeiro të Brazilit Kelmendi ka mposhtur në finale Odette Giuffrida nga Italia, për t’u stolisur më pas me medaljen e artë në Lojërat Olimpike në RIO.