Histori e re e Serbisë - kështu e përshkruajnë me pritjet e tyre qarqe të caktuara në Serbi, pas fitores së Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kontekst, përmes tabloidëve në Serbi, imponohen rrëfimet për kthimin e Kosovës, më pas edhe një mundësinë për referendum për serbët e Republikës Serbe për mëvetësi, e madje edhe për bashkim me Serbinë.
Si kundërpërgjigje ndaj ankesës që ka ngritur KEK-u kundër Serbisë, përfaqësuesit e serbëve të veriut thonë se shteti serb duhet të ngre ankesë ndaj KEK-ut, pasi ky i fundit, sipas tyre, ka uzurpuar pronën e Elektro-ekonomisë së Serbisë. Megjithatë, veprimin e KEK-ut, si hap të zgjuar e cilësojnë analistët në Beograd.
“Ne e respektojmë Marrëveshjen e Dejtonit, por ajo nuk parasheh edhe dashurinë... Rrjedhimisht, do të vazhdojmë të anojmë për Serbinë, qoftë dhe në manifestime sportive", thotë Milorad Dodik, kryeministër i Republikës Serbe në BeH.