Lendi Susuri është dizajnues grafikash i Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Shtëpi, banesa, vetura, paga, por edhe borxhe – kjo është pasuria e gjashtë kandidatëve për kryeministër që po garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit.
Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë premtuar se nëse kjo parti i fiton zgjedhjet, tarifa 100 për qind e vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë me shtetin serb.
Ulja e papunësisë deri në 15 për qind, është njëri nga premtimet e Partisë Demokratike të Kosovës. Anëtari i kësaj partie Memli Krasniqi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se gjatë mandatit katërvjeçar, rritja ekonomike do të jetë rreth 8 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate garojnë së bashku në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
Para pak vitesh mund të dukej vetëm një ëndërr, por, Kombëtarja e Kosovës në futboll luajti kundër Anglisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Futboll, EURO 2020. Në Prishtinë janë rritur emocionet e qytetarëve, të cilët presin që Kosova të jetë pjesë e Kampionatit Evropian.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, Qeveria ka pasur gjashtë kryeministra në gjithsej 8 mandate. Asnjëri prej tyre nuk e ka mbaruar mandatin e plotë.
Zhvillimin më të hovshëm të blegtorisë Kosova e kishte në vitet e ’60-ta. Ndërkohë që tani, importon sasi të mëdha të mishit dhe produkteve tjera bujqësore. Importi është rritur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kafshëve. Për nga numri, aktualisht Kosova ka më shumë gjedhe, dele dhe pula.
Përfaqësuesi i emëruar i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, vjen nga Spanja - një nga vendet më të fuqishme të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Në Serbi dhe Kosovë ka reagime të ndryshme për emërimin e Borrellit.
Shqipëria është e ndarë nëse të dielën duhet të mbahen zgjedhjet lokale. Opozita dhe presidenti thonë se nuk mund të ketë votim, por kryeministri i vendit dhe kryetari i partisë më të madhe në vend, Edi Rama, thotë se ato do të mbahen.
Një studente nga Vushtrria është bërë kosovarja e parë, emrin e së cilës e bart një asteroid. Pranvera Hyseni shumë shpejt do të shkojë në Shtetet e Bashkuara për t’i vazhduar studimet për astronomi.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton tha në Prishtinë se Kosova është një ndër nderet më të mëdha të jetës së tij. Ai tha se ndihet krenar që ka ndihmuar në ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë dhe për lirinë e këtij shteti.
Një artist nga Gjakova po synon të vendos një rekord të ri botëror në librin e Guiness me një mozaik prej 560 metrash katrorë, të punuar me drithëra. Në mozaik është paraqitur fotografia e presidentit amerikan, Donald Trump.
Më 9 maj, Kosova feston ditën e krijimit të Bashkimit Evropian dhe kjo datë është ditë pushimi. Por, për qytetarët e BE-së kjo është vetëm një ditë e zakonshme pune.
Qytetarët e Kosovës iu gëzuan shumë herë lajmeve për liberalizimin e vizave, por në realitet, ata ende nuk mund lëvizin të lirë për në vendet evropiane.
Si është dukur Kosova më 1999? Disa vende i kemi vizituar sërish dhe dallimi duket se është i qartë.
Radio Evropa e Lirë, programi në gjuhën shqipe, këtë vit shënon 20 vjetorin e themelimit. Shërbimi në gjuhën shqipe, programi kushtuar Kosovës, ka nisur punën saktësisht më 8 mars të vitit 1999.
Duke filluar nga data 14 janar, disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojnë para një prokurori special në Hagë. Por, si do të funksionojnë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në territorin holandez?
Përgjatë një viti në Kosovë është diskutuar për një varg temash. Megjithatë për kufijtë e Kosovës duket se kanë diskutuar edhe liderë jashtë kufijve. Në korrik të këtij viti presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përmendur mundësinë e diskutimit për ndryshim të kufijve gjatë dialogut që zhvillohet me
Qytetarë të shumtë kanë festuar në sheshet e Prishtinës pas miratimit të tri ligjeve, përmes së cilave Forca e Sigurisë së Kosovës transformohet në Ushtri të Kosovës.
Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë ose t’i marrin vizat sapo të arrijnë në 48 shtete. Ndërkaq, qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe janë në vendin e parë, sa i përket udhëtimit pa viza, pasi ata mund të udhëtojnë pa viza në 167 shtete të botës.
Shfaq më shumë