Lendi Susuri është dizajnues grafikash i Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Në tokë, në ajër, në mal, në fshat apo në qytet, Kosova po ballafaqohet me ndotje të madhe, të bërë nga qytetarët e saj. Për dy muaj, Radio Evropa e Lirë ka filmuar disa lokacione në gjithë vendin, ku shihet shkatërrimi i natyrës. Hedhja e mbeturinave në rrugë, djegia e maleve, ndotja nga tymtarët e KEK-ut, lumenjtë e shndërruar në kanalizime, dhe rreziku nga materiale tjera toksike, tashmë janë përditshmëri në Kosovë. Njerëzit kanë filluar të jetojnë me to.
Pak minuta pas rënies së sistemeve të platformave Facebook, Messenger, WhatsApp dhe Instagram, muhabeti dhe shakatë për këtë gjë janë bartur në platformën tjetër Twitter, si asnjëherë më parë. Në këtë material i kemi përmbledhur disa prej tyre.
Që nga viti 2008 kur Kosova ka shpallur pavarësinë, Prishtina ka ndërmarrë disa aksione në përpjekje për ta vënë nën kontroll të plotë veriun e vendit. Disa nga këto përpjekje kanë përfunduar me vrasje.
Jacob Wallis nga Instituti Australian për Politika Strategjike, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka të dhëna që shtetet po shfrytëzojnë grupe me pagesë nëpër rrjetet sociale – që kryesisht përhapin dezinformata - me qëllim të shtrirjes së ndikimit.
Universiteti i Prishtinës dhe Kisha Ortodokse Serbe po përballen në gjykatë lidhur me të drejtën e shfrytëzimit të tokës ku gjendet edhe kisha e papërfunduar ortodokse. Ky proces pritet të përcaktojë edhe të ardhmen e objektit të kishës, që gjendet afër kampusit të universitetit.
Qeveria e Kosovës planifikon ta padisë Serbinë për gjenocid. Kjo fjalë u përdor për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, për të përshkruar mizoritë naziste ndaj hebrenjve.
Eksperti për Ballkanin Bodo Weber, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se mbajtja eventuale e zgjedhjeve të reja në Kosovë, nuk është në të mirë të partive opozitare.
Këshilluesi i Kosovës në rrugën drejt pavarësisë Nicholas Whyte, ka thënë se Qeveria e re e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, do të gjykohet nga veprat dhe se vetë Kurti duhet të ketë kujdes nga premtimet që bën.
Nga lider i studentëve, i burgosur në Serbi e disa herë në Kosovë, deri tek opozitari që hodhi gaz lotsjellës në Parlament - ky është rrugëtimi i Albin Kurtit, i cili u zgjodh kryeministër për herë të dytë.
Viti 2020 ka qenë si asnjë tjetër që e kemi jetuar deri më tani. Një lloj koronavirusi është përhapur brenda muajsh në shumicën e vendeve në botë, duke na vështirësuar secilin hap të jetës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi si dhe Salih Mustafa janë ndër udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Që nga djegia e disa antenave të telefonisë mobile në veri të vendit më 2008, në disa pjesë të kësaj pjese të territorit të Kosovës mungon sinjali i operatorëve Vala dhe IPKO, por jo edhe i operatorit serb, Mts d.o.o që ka leje të kufizuar.
Disa qytetarë të intervistuar në Prishtinë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për akuzat ndaj presidentit tashmë të dorëhequr Hashim Thaci dhe ish-liderëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre diçka e tillë ka qenë e pritshme.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje ditën e enjte, më 5 nëntor, për t’u përballur me akuzat për krime lufte. Aktakuza kundër tij është ngritur nga prokurorë ndërkombëtarë, me seli në Hagë, por që punojnë me ligjet e Kosovës. Përgatitën:
Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një prej pikave të marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 2013. Mirëpo për jetësimin e tij në Kosovë janë vënë disa kushte.
Pas pak javësh, ekspertë amerikanë nga Departamenti i Energjisë pritet të nisin studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, pikë kjo e marrëveshjes së Uashingtonit për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Peticioni për përfshirje të Kosovës në hartën e kompanisë teknologjike Apple, është thënë të jetë mbyllur me sukses. Në hartë tani gjendet emri i Kosovës, mirëpo jo edhe kufijtë e saj. Përmes këtij materiali kuptoni se çfarë ka ndryshuar në të vërtetë.
Një monitorim i cilësisë së ajrit i kryer në Obiliq nga organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e ambientit, CEE Bankwatch dhe INDEP, ka konstatuar tejkalim enorm të nivelit të ndotjes nga Termocentralet Kosova A dhe Kosova B.
Dy këngëtaret me origjinë nga Kosova, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë kërkuar nga kompania amerikane Apple ta vendosë Kosovën në hartat e saj.
Shfaq më shumë