Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Muhamet Veselaj nga Suhareka do të shkojë në Haxh për hallën e tij. Shkuarja e tillë njihet si bedel që do të thotë për një person tjetër nëse ai ose ajo është e i/e sëmurë ose për ndonjë arsye tjetër nuk mund të udhëtojë në Haxh.
Rreth 6 kilometra do të jetë e gjatë ura në autostradën 'Arbën Xhaferi' që lidh Kosovën me Maqedoninë. Për 60 kilometrat e kësaj autostrade, Qeveria e Kosovës i kishte paguar rreth 600 milionë euro kompanisë 'Bechtel-Enka', kurse këtë vit ka paguar edhe 53 milionë euro shtesë.
Në qytetin e Gjakovës është një shkollë fetare që njihet si institut, ku kryesisht hoxhallarët dërgojnë fëmijët e tyre për ta mësuar përmendësh Kuranin. Deri tash, 42 të rinj kanë marrë titullin Hafëz, pasi kanë memorizuar më shumë se 600 faqe të Kuranit.
Liberalizimi i vizave, që mbeti peng për Kosovën me anë të kushtëzimit të disa kritereve nga Bashkimi Evropian, është pengesë e realizimit të qëllimeve të shumë të rinjve në vend. Ata shpresojnë se fundi i izolimit do t'u hap rrugë që të shfaqin potencialin e tyre edhe në Evropë.
Qytetarët në Prishtinë kanë festuar pas fitores së kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë, ndeshje e zhvilluar në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit. Zvicra mposhti Serbinë 2:1, me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Ka katër vjet që Faik Sefa 76-vjeçar, e pastron sheshin përreth dhe shtatoren e Nënë Terezës në Prishtinë. Këtë punë vullnetare ai thotë se e bën për shkak të respektit që ka për shenjtoren e shpallur nga Vatikani.
Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sot me atë të Serbisë, në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit. Loja, që do të zhvillohet në stadiumin e Kaliningradit në Rusi, ka ngjallur emocione sidomos në Kosovë, për shkak të katër lojtarëve shqiptarë në skuadrën zvicerane.
Shasivar Kabashi nga Theranda agjëron së bashku me dy prindërit e tij më shumë se 10 vite. Iftaret dhe syfyret i presin së bashku dhe Shasivari thotë se ndjehet shumë mirë në ambientin e ngrohtë familjar.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawi ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të adresojnë të gjitha rastet e sulmeve ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë në Kosovë.
Komuniteti protestant në Kosovë po ndihet i diskriminuar pasi ka telashe të shumta që t’i varrosë të vdekurit. Protestantët duhet të kërkojë leje dhe ndodh që duhet të thërrasin edhe hoxhë për procedura fetare. Problemet e këtij komuniteti i evidentoi edhe raporti për liritë fetare i DASH-it.
Të frikësuar se mund ta kenë fatin e njëjtë, shumë familjarë të gjashtë turqve të deportuar, kanë kërkuar azil në Kosovë. Ata tashmë po përgatisin një padi ndaj shtetit të Kosovës.
Nxënësit e shkollës “Aziz Sylejmani”, në pjesën veriore të Mitrovicës, vijojnë mësimin në kushte të vështira. Ata, në mungesë të një objekti shkollorë, mësimin e vijojnë në kontejnerë.
Agnesa Geca është pronare e restaurantit Sonder ku punojnë vetëm gra. Agnesa thotë se ajo dëshiron të forcojë vetëbesimin e grave si dhe t'i thyej tabutë se një grua nuk mund të punojë në kafiteri në Kosovë.
Të jesh ekspert në teknologji informative në Kosovë duket më shumë si një punë për meshkuj. Por, shumë vajza dhe gra kosovare janë duke e thyer këtë tabu. Arta dhe Fiona janë dy motra të cilat drejtojnë shkollën teknologjike JCoders, për t’i mësuar fëmijët se të krijojnë programe kompjuterike.
Ardonita Sabedini, një vajzë shtatshkurtër nga Gjilani kur ishte në klasën e nëntë mbyllej në shtëpi sapo kthehej nga shkolla. Ajo nuk mund t’i duronte paragjykimet e njerëzve vetëm e vetëm pse ajo ishte më e shkurtër se të tjerët.
Lumnije Prushi nga Gjakova i ka dhuruar veshkën burrit të saj Hasanit. Ajo punon nga dymbëdhjetë orë në ditë dhe paratë kryesisht i shpenzon për ilaçe. Lumnija thotë se dializa është e mundimshme prandaj askush nuk duhet të hezitojë ta shpëtojë një jetë.
Melita Bytyçi Kelmendi është një grua e re nga Prishtina. Ajo është nënë e dy fëmijëve, Dëborës dhe Dimalit. Në rrugëtimin e saj jetësor, Melita është sfiduar shpeshherë, pasi ajo lufton për trajtim të barabartë të Dëborës, e cila është me Down Syndrome.
Hava Muhaxheri është shoferja e parë e autobusit në Kosovë. Muhaxheri është nga një fshat në Ferizaj dhe thotë se njerëzit në rrugë e përgëzojnë për profesionin e saj. Gjithashtu thotë se ka pasur edhe komente negative duke thënë se si është e mundur që një grua ta vozisë një autobus të gjatë 18 met
Qytetarë të shumtë të Kosovës, po presin para ambasadave të shteteve evropiane për vizë Schengen. Pranë ambasadës gjermane në Prishtinë, të enjten kishte shumë qytetarë, të cilët po prisnin përgjigje për vizë.
Shfaq më shumë