Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, shumica nga studentët e anketuar janë përgjigjur se nuk e ndjejnë veten të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në shtetet e BE-së, edhe pse jetojnë në të njëjtin kontinent.
Kosova është para një sfide se si t’i riintegrojë mbi 100 personat që janë kthyer nga Siria. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit Fatos Makolli, ka thënë se nuk duhet krijuar panik sepse të kthyerit nuk paraqesin rrezik.
Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, me një grup bashkëpunëtorësh, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ka kaluar në këmbë kufirin Kosovë-Serb, në shenjë proteste ndaj ndalimit nga organet e sigurisë së Serbisë, të anëtarëve të partisë së tij.
Disa gra dhe fëmijë që janë kthyer nga Siria të shtunën në mëngjes kanë filluar t’i bashkohen familjeve të tyre në Kosovë. Radio Evropa e Lirë filmoi disa raste të bashkimit të familjeve.
Të premtën në mesnatë janë kthyer 110 persona nga zonat e luftës në Siri. Ata po qëndrojnë në qendrën e azil-kërkuesve në Vranidoll. Disa prej tyre kanë pritur në vizitë familjarët që nuk i kishin takuar prej shumë vitesh.
Në orët e vona të së premtes, 110 kosovarë janë kthyer në Kosovë nga Siria . Katër të kthyer janë luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, ndërkohë që sipas institucioneve të Kosovës edhe 87 kosovarë vazhdojnë të mbesin në Siri.
Disa kosovarë, përfshirë gra dhe fëmijë, që kanë qenë në zonën e konfliktit në Siri, janë kthyer të premten mbrëma në Kosovë. Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, tha se operacioni i planifikuar është kryer me sukses.
Imami nga Peja, Drilon Gashi, ka thënë se teoria e evolucionit mbi prejardhjen e njeriut është e vërtetuar nga shkencëtarët. Për këtë deklaratë, Bashkësia Islame e ka suspenduar Gashin. Teoria e evolucionit refuzohet edhe nga besimtarët myslimanë, edhe ata të krishterë, të cilët besojnë se Zoti e ka
Qindra qytetarë të Kosovës udhëtuan me tren drejt fshatit që lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, për të kujtuar atë që përjetuan mbi 400 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët u dëbuan nga shtëpitë e tyre në vitin 1999.
Shumica e të rinjve të Pejës e shohin turizmin si mundësi për zhvillim ekonomik të qytetit të tyre, por edhe si mundësi për punësim. Ndërsa një pjesë, është kritike ndaj qeverisjes duke thënë se ky qytet nuk ofron perspektivë për të rinjtë
Projektligji i miratuar në Kuvendin e Kosovës, që ndalon funksionimin e lojërave të fatit për 10 vjetët e ardhshme në territorin e Kosovës, është kundërshtuar nga pronarët e këtyre biznese. Mirëpo qytetarët thonë se ky ishte i domosdoshëm.
Vitin e kaluar, Gëzim Dervishi nga një fshat i Drenasit, bëri 3 mijë kilometra për të shkuar në Suedi që ta vizitojë një statujë, e cila ishte bërë në bazë të një fotografie të Gëzimit atëherë 8-vjeçar, si refugjat që kishte ikur nga lufta në Kosovë.
Më 24 mars bëhen 20 vjet që nga dita kur NATO filloi bombardimet ndaj Jugosllavisë së atëhershme. Gjatë 78 ditëve sa zgjatën bombardimet, forcat policore e ushtarake serbe vranë mijëra civilë, në mesin e tyre edhe 49 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë.
Si është dukur Kosova më 1999? Disa vende i kemi vizituar sërish dhe dallimi duket se është i qartë.
Hebrenjtë e Kosovës, së shpejti do ta kenë sinagogën e tyre në qytetin e Prizrenit. Përfaqësuesi i hebrenjve të Kosovës nuk ka dashur të bëjë me dije ndonjë datë, por sipas tij gjatë këtij viti ky komunitet do të ketë mundësi të kryejë ritet fetare në Prizren.
Kosova po shënon 11-vjetorin e pavarësisë. Për herë të parë, që prej se Kuvendi ka miratuar ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, pjesëtarët e FSK-së parakaluan në sheshet e Prishtinës.
Një grua e mbuluar nga Skënderaj ka arritur të hyjë në Librin Botëror të Rekordeve Guinness, pasi ka bërë lulen më të madhe në botë nga një letër e vetme. Ajo thotë se është paragjykuar vetëm e vetëm pse është myslimane dhe është e mbuluar.
Në Kosovë ka shumë qytetarë që i takojnë komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, e që nuk janë të regjistruar në asnjë institucion. Ata nuk kanë certifikata të gjendjes civile, letërnjoftime e pasaporta.
Një familje nga Skënderaj thotë se po etiketohet si familje terroriste, pasi një anëtar i saj u dënua me 5 vjet burgim me akuzën se ka tentuar ta sulmojë ekipin izraelit të futbollit në Shkodër. Familja Vojvoda thotë se tash ka edhe vështirësi të vazhdojë me biznesin familjar.
Pjesëtarët e shoqatës “Down Syndrome Kosova” kanë dizajnuar mijëra kartolina për shumë institucione për festat e fundvitit. Paratë e mbledhura i dedikohen shoqatës që ndihmon personat e prekur me sindromën Down.
Shfaq më shumë