Më 14 dhjetor, një kolegj zgjedhor, i dominuar nga partia në pushtet Ëndrrat Gjeorgjiane, pritet ta zgjedhë ish-futbollistin 53-vjeçar, Mikheil Kavelashvili, populist i krahut të djathtë, si presidentin e ri të Gjeorgjisë.
I vendosur në jug të vargmaleve kryesore kaukaziane dhe përgjatë brigjeve të lumit Shareula ndodhet fshati Gogolati, ku ende qëndrojnë shtëpitë tradicionale shekullore prej druri, të njohura në vend si shtëpi "oda".
Tina Grigalashvili është 94 vjeçe. Çdo ditë, ajo zgjohet në ora 4.00 të mëngjesit dhe shkon në punë, pasi punon si pastruese e rrugëve. Ajo ka punuar si mësuese e gjuhës gjeorgjiane. Që nga pensionimi punon si pastruese e rrugëve që ta mbajë veten të angazhuar, si dhe që të dalë nga shtëpia.