Për shkak të mungesës së lëndës së edukatës seksuale në Kosovë, tri studente të fakultetit të psikologjisë janë bërë bashkë dhe kanë krijuar një aplikacion të quajtur "Shnet" në mënyrë që të ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre që të informohen për trupin dhe seksin.
Të rinjtë e konsiderojnë fenë si një zgjedhje personale, ndërsa përkatësinë kombëtare si diçka që nuk mund të përcaktohesh se kujt i takon.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e parë ndaj 6 të pandehurve, për të cilët Prokuroria thotë se kanë planifikuar ose ndihmuar kryerjen e sulmeve terroriste.
Në sallën operative të gjinekologjisë së QKUK-së, punon mamia i parë mashkull. Liburni është prind i një vajzë 2-vjeçare për të cilën kujdeset më ndryshe se baballarët tjerë.
Studentët në Kosovë kanë nisur vitin e ri akademik. Ata për Radion Evropa e Lirë tregojnë sfidat me të cilat po përballen. Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” këtë vit janë pranuar 8,411 studentë të rinj në 13 fakultete.
Qëndresa Krelani është gruaja që theu akullin në gazetarinë sportive. Ajo është gazetare e sportit dhe komenton ndeshjet e futbollit në Radio Kosova. Qëndresa ka marrë shumë komente nga meshkujt që e kanë sugjeruar të qëndrojë në kuzhinë sepse "futbolli është për meshkujt".
Pajisja me vizë, pa të cilën qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në zonën e Schengenit, që përfshinë vendet e Bashkimit Evropian, ka vite që është kthyer në një makth për ata që duan të udhëtojnë për qëllime të ndryshme jashtë Kosovës.
Policia e Kosovës ka filluar të patrullojë me dron për gjobitjen e shkelësve të ligjit në trafik. Sipas tyre, kjo metodë përdoret për ndalimin e aksidenteve fatale ku gjatë muajve janar-gusht kanë humbur jetën 82 persona.
Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit nuk është shumë i rëndësishëm për të rinjtë e Kosovës. Shumica e të anketuarve nga Radio Evropa e Lirë thonë se më shumë janë të fokusuar në studime.
Profesoresha e muzikës Ajmone Dhomi, ka kursyer para gjatë 15 vjetëve për të shkuar në Haxh. Dhomi, e cila ka shkruar disa libra shkollorë për muzikë, thotë se jeta e saj nuk do të ndryshojë edhe pas kthimit nga Haxhi. (Video: Arben Hoti)
Muhamet Veselaj nga Suhareka do të shkojë në Haxh për hallën e tij. Shkuarja e tillë njihet si bedel që do të thotë për një person tjetër nëse ai ose ajo është e i/e sëmurë ose për ndonjë arsye tjetër nuk mund të udhëtojë në Haxh.
Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për lëshimin e vizave, për qytetarët e saj. Në rubrikën e përjavshme Vox të Radios Evropa e Lirë, të anketuarit tregojnë se cili është vendi i tyre i preferuar për të vizituar pasi të lëshohen vizat. (Video: Bujar Tërstena)
Është nënshkruar kontrata në mes të kompanisë amerikane AM General dhe Qeverisë së Kosovës, për pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës me 51 automjete të tipit Humvee. (Video: Bujar Tërstena).
Mjetet e informimit të cilat i zgjedhin më së shpeshti të rinjtë kosovarë janë rrjetet sociale. Në rubrikën e përjavshme ‘‘Vox’’ të Radios Evropa e Lirë, ata thonë se kanë shumë pak interesim për shikim të televizionit e aq më pak për leximin e gazetës.
Artistët e punimeve të dorës kanë promovuar punën e tyre në dyqanin e Leka Lamps, iniciativë kjo e cila është marrë për herë të parë. Këta artistë nuk e kanë mundësinë që të posedojnë dyqanet e tyre dhe në këtë mënyrë janë rrjetet sociale ato në të cilat i shesin punimet e tyre unike.
Një nga simbolet më të njohura në qytetin e Ferizajt është xhamia dhe kisha ortodokse. Imami dhe prifti duan që muri i ndërtuar para disa vitesh mes xhamisë dhe kishës të rrënohet.
Shfaq më shumë