Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, teknikisht, do të duhej të arrestohej gjatë një vizite shtetërore në Mongoli më 3 shtator. Por, ai nuk u arrestua. Pse? (Montazhi: Bujar Tërstena)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë duhet të bëhet në bazë të një plani me partnerët ndërkombëtarë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha për Radion Evropa e Lirë se është duke diskutuar me aleatët ndërkombëtarë që Kosovës t’i ofrohen garanci të sigurisë dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, nëse nga Kosova kërkohet ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.
Siguria, politika dhe temat sociale janë fushat për të cilat është shpërndarë më së shumti keqinformim në Kosovë në 12 muajt e fundit, ka gjetur një raport i publikuar nga platforma për verifikim të fakteve hibrid.info.
Deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se Qeveria e tij do të vazhdojë konsultimet dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, lidhur me rihapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, analisti politik, profesori Rrahman Paçarizi, e konsideron një shenjë pozitive.
Menaxherja e programit kundër dhunës me bazë gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës, Adelina Berisha, thotë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e grave nga dhuna me bazë gjinore, pasi, thekson ajo, rastet që kanë ndodhur sivjet janë raste të raportuara në Polici.
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë e konsideron zhvillim të ri vizitën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i KIPRED-it, thotë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, janë duke thelluar çarjen mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, sepse ajo ka para vetes një partner “i cili është i paparashikueshëm”.
Pakujdesi e autoriteteve të Aeroportit të Shkupit apo provokim – këta janë dy skenarë të mundshëm për atë që i ka ndodhur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit më 1 gusht, thotë për REL-in, Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UP.
Drejtori i Shërbimit të Mjekësisë Nukleare në QKUK, Fakir Spahiu, tregon se materiali shpenzues për PET/CT, që përfshin izotopin radioaktiv, Flourine 18, sigurohet nga Turqia.
Në Venezuelë kanë shpërthyer protesta masive, pasi presidenti aktual, Nicolas Maduro, deklaroi fitoren në zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut. Opozita konsideron se pushteti i Maduros i manipuloi zgjedhjet që deri më tani u kontestuan edhe nga shumë shtete.
Qytetarët e Kosovës shpresojnë që politika amerikane të vazhdojë mbështetjen për vendin, pavarësisht tërheqjes së presidentit Joe Biden nga gara për një mandat të ri, në zgjedhjet e nëntorit.
Para vjeshtës nuk pritet të ngrihet ndonjë aktakuzë për rastin e sulmit në Banjskë, thonë burime të Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Pacientët me kancer në Klinikën e Hematologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës përballen me kushte të rënda në sallën e improvizuar të kimioterapisë.
Me renovimet e bëra është lehtësuar edhe puna e stafit
Në ambiente me lagështi e ndryshk, laborantët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kryejnë mijëra analiza në ditë - të gjakut, të pështymës, të urinës e të tjera.
Ndonëse partitë pro-evropiane fituan zgjedhjet për Parlamentin Evropian, e djathta ekstreme shënoi rritje. Parlamenti Evropian pritet që në përbërjen e re të ketë më shumë nacionalistë, euroskeptikë dhe më pak liberalë dhe të gjelbër.
Është bërë një vit që kur protestuesit e dhunshëm serbë në Zveçan sulmuan pjesëtarët e KFOR-it, me ç’rast u plagosën 93 pjesëtarë të tij.
Në Repartin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë, këtë muaj u bë përurimi i disa investimeve nëpërmjet një projekti për efiçiencë të energjisë. Investime të pjesshme u bënë edhe brenda repartit, por brenda gjendja nuk është aq e mirë.
Kosova duket se ka ndryshuar qëndrim dhe është e gatshme të shkruajë një draft-statut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Shfaq më shumë