Këshilli i BE-së e ka miratuar të martën vendimin që mundëson zgjatjen e misionit të EULEX-it, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësuesës së Lartë për Politikë të Jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini.
"Aspirata e shqiptarëve është për një anëtarësim në BE, në NATO dhe e shohim BE-në si një bashkim të popujve dhe të kombeve", tha për Radion Evropa e Lirë, ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.