Motoçikleta të vogla, të shpejta dhe tejet të manovrueshme me katër rrota po përdoren gjithnjë e më shumë nga forcat ukrainase për t’i larguar të plagosurit nga vija e frontit. “Kasperi” thotë se ka evakuuar të paktën 70 ushtarë të plagosur, përveç që ka dërguar municione në pozicionet sulmuese.
Në pritje të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, artiljerët e Brigadës së 148-të Artilerisë të ushtrisë ukrainase, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Ukraina do ta humbte luftën kundër Rusisë, nëse nuk do të furnizohej me më shumë municione.