Ministria e Financave e Ukrainës thotë se kërkesat për vendstrehime private kundër bombave janë njëzetfishuar prej kur Rusia ka nisur një pushtim të shkallës së gjerë në vend, në shkurt. Një numër kompanish po ofrojnë vendstrehime që ato thonë se mund t’i mbrojnë banorët nga bombardimet.
Fëmijët po i pikturojnë muret në një vendstrehim kundër bombave, nën shkollën e tyre, në Lviv, në Ukrainën perëndimore, duke iu ndihmuar prindërve, mësimdhënësve dhe të tjerëve ta bëjnë ndërtesën gati për rifillimin e mësimit në shtator.