Njësitet ukrainase të tankistëve në vijën e frontit po luftojnë kundër trupave të sapomobilizuara ruse. Ato thonë se përforcimet e Rusisë dërgohen në betejë shpesh pa përvojën apo pajisjet e duhura, dhe se ushtarët e vdekur rusë menjëherë zëvendësohen me rekrutët e rinj.