Në korrik të vitit 2016, qyteti antik i Anit, tani në lindje të Turqisë, ishte futur në listën e vendeve që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Për armenët, një popull që ende jeton nën hijen e asaj që konsiderohet si “gjenocidi i parë i shekullit 20-të”, që u krye kundër paraardhësve të tyre që jetonin nën Perandorinë Osmane, listimi garanton mbrojtje të një pjese të vogël, por të çmueshme të trashëgimisë së tyre. Por, një vizitë në këtë rajon tregon sot se, jashtë mureve të Anit, ajo çka ka mbetur nga kultura armene në Turqi ndodhet në rrezik nga zhdukja e tërësishme.