Serbët protestojnë, KFOR-i ruan objektin komunal në Zveçan
Your browser doesn’t support HTML5
Protestues serbë janë mbledhur të martën e 30 majit para ndërtesës komunale në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës, për të dytën ditë me radhë. Objektin komunal dhe zonën përreth po e ruajnë pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Mes turmës së protestuesve që kanë dalë për të kundërshtuar kryetarin e ri shqiptar janë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe nënkryetari i subjektit, Igor Simiq.