Zjarri shkakton tragjedi në Tetovë
Tym i madh shihet duke u ngritur në ajër, teksa zjarrfikësit dhe civilët përpiqeshin ta fiknin një zjarr që shpërtheu në një spital për pacientët me COVID-19 në Tetovë, Maqedoni e Veriut. (8 shtator 2021)
Policia dhe zjarrfikësit duke inspektuar vendin ku shpërtheu zjarri në spitalin për të prekurit nga koronavirusi. (8 shtator)
Njerëzit shihen të grumbulluar në rrugë në vendin e incidentit tragjik në Tetovë. (8 shtator)
Një kamion i zjarrfikësve, i angazhuar në shuarjen e zjarrit që kaploi spitalin e improvizuar për COVID-19. (8 shtator)
Njerëzit duke u grumbulluar para spitalit, pas shpërthimit të zjarrit vdekjeprurës. (8 shtator)
Zjarrfikësit shihen në vendin e ngjarjes tragjike në Tetovë. (8 shtator)
Zjarrfikësit dhe njerëzit duke reaguar pas kaplimit të spitalit nga zjarri në Tetovë. (8 shtator)
Shtretërit e pacientëve me COVID-19 shihen në rrugë, pranë spitalit të djegur nga COVID-19. (8 shtator)
Spitali për pacientët me COVID-19 në Tetovë shihet i shkrumbuar nga zjarri. (8 shtator)
Spitali për COVID-19 në Tetovë shihet i shkrumbuar pas zjarrit që e kaploi. (9 shtator)
Disa persona shihen të grumbulluar para spitalit, teksa shërbimet e emergjencës fiknin zjarrin. (9 shtator)
Një pjesë e spitalit për pacientët e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë shihet i djegur, pas shuarjes së zjarrit. (9 shtator)
Pamje e spitalit të shkrumbuar, pas zjarrit në qytetin veriperëndimor maqedonoverior. (9 shtator)
Një punonjës shtyn shtretërit e djegur të pacientëve në vendin e tragjedisë. (9 shtator)
Një zyrtar i mjekësisë ligjore duke punuar në vendin e ngjarjes tragjike. (9 shtator)