Në Maqedoninë e Veriut, ndër vite zjarret kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje, duke përfshirë edhe zjarret e shumta që shpërthyen gjatë këtij viti. Ndërkohë që në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, disa herë më pak ripërtërihen këto hapësira me fidane të reja.
Gjatë vitit 2020, autoritetet përkatëse kanë arritur të ripërtërijnë përmes pyllëzimit, një sipërfaqe prej 569 hektarësh, ndërkohë që një dekadë më herët, përkatësisht në vitin 2010, janë ripërtërirë pyje në një sipërfaqe prej 2 mijë e 969 hektarë.
SHIKONI EDHE: Dekada për t’i rikuperuar dëmet nga zjarretNë vitin 1983, është pyllëzuar një sipërfaqe prej 11 mijë e 328 hektarësh, duke shënuar rekordin gjatë 6 dekadave të fundit.
Gjatë katër viteve të fundit, në Maqedoninë e Veriut vërehet një trend negativ për sa i përket pyllëzimit, duke shënuar më pak se 1 mijë hektarë sipërfaqe të pyllëzuara me fidane të reja, përderisa shënon rritje numri i sipërfaqeve të djegura pyjore.
Gjatë vitit 2019, janë djegur mbi 10 mijë hektarë pyje, përderisa gjatë vitit 2019 ishin djegur mbi 19 mijë hektarë të hapësirave pyjore.
SHIKONI EDHE: Degradim i pyjeve në MaqedoniAutoritetet kanë paralajmëruar se në vjeshtë do të ndërmerret një aksion ku do të përfshihen më shumë institucione për pyllëzimin e hapësirave të djegura.
Drejtoresha e ndërmarrjes publike “Pyjet nacionale”, Juliana Nikollova për REL, bën të ditur se gjatë këtij viti, janë djegur mbi 10 mijë hektarë pyje, përkatësisht mbi 450 metra kub drunjë, duke shkaktuar dëm prej më shumë se 35 milionë eurosh.
“Kemi shumë punë. E dini se ripërtëritja e pyjeve fillon pasi paraprakisht është pastruar terreni dhe janë krijuar kushte të volitshme për mbjelljen e fidaneve të reja që ata të mund të zhvillohen”, thekson për REL, drejtoresha e ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale”, Juliana Nikollova, duke nënvizuar se punëtorët e kësaj ndërmarrje, janë angazhuar për pastrimin e hapësirave të djegura, me atë që theksi vendoset në atë që të krijohen mundësi që pyjet vetvetiu të ripërtërihen.
“Ne krijojmë kushte që pyjet vetvetiu të arrijnë të ripërtërihen, sepse kur pyjet arrijnë që vetvetiu të ripërtërihen, drunjtë e rinj janë shumë më kualitativë”, thekson Juliana Nikollova e cila drejton ndërmarrjen publike “Pyjet Nacionale”.
SHIKONI EDHE: Pandemia rralloi rastet e zjarreve në Maqedoninë e V.Organizatat që në fokus kanë ambientin jetësor, theksojnë që duhet përforcuar kontrollet në terren pasi persona të pa përgjegjshëm qëllimisht i shkaktojnë zjarre që më pas nga hapësirat e djegura, drunjtë të merren për t’i shitur si lëndë djegëse.
“Realisht një pjesë e pyjeve digjen me qëllim nga faktori njeri, me qëllim që të krijojnë hapësira për kullota ose që ato hapësira t’i përdorin për ndërtime, përkatësisht bujtina malore apo edhe ndërtimin e hidrocentraleve”, thotë Arianit Xhaferi nga organizata joqeveritare që në fokus ka rruajtjen e ambientit jetësor, ECO GUERILA.
SHIKONI EDHE: Vazhdon lufta me zjarret në Maqedoni të VeriutAi shton se një pjesë e zjarreve janë shkaktuar që të krijohet qasje tek hidrocentralet, pas të cilave qëndrojnë figura që kanë lidhje të ngushtë me pushtetin.
“Mbjellja e fidaneve të reja në hapësirat e djegura, është një problem i madh pasi shumë hidrocentrale kanë nevojë për hapësira të gjëra, që të kalojnë makineritë e rënda dhe kështu në formë indirekte, ata pamundësojnë që të ripërtërihen këto hapësira me fidane të reja”, thoët Xhaferi.
Ambientalistët njëherësh theksojnë se djegia e sipërfaqeve të pyjeve, pa një angazhim serioz për ripërtërin e tyre, dëmton dukshëm habitatin në këto vise, duke nënvizuar se rajonet e shpyllëzuara, ndikojnë në nxitjen e erozionit të dëmshëm të tokës dhe degradimin në djerrinë.
SHIKONI EDHE: Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize