Zjarri shkrumbon disa lagje në Los Anxhelos
Një zjarrfikës duke shuar zjarrin në Pasadena, Kaliforni, SHBA më 8 janar 2025. Kjo vatër zjarri shkatërroi 80 hektarë, thanë zyrtarët.
Flaka ngrihet lart gjatë një zjarri në perëndim të Los Anxhelosit, Kaliforni, 7 janar 2025.
Zjarri është përhapur me shpejtësi në Los Anxhelos, duke shkatërruar shtëpi. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata ndërsa rreth 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
Një zjarrfikës gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin në një shtëpi që po digjet në Los Anxhelos.
Ekipet e zjarrfikësve gjatë përpjekjeve për t'i shuar flakët në një objekt.
Një strukturë e djegur nga zjarri në Pasadena, Kaliforni.
Teksa zjarri po përhapet, zyrtarët kanë paralajmëruar se erërat do të vazhdojnë ta përkeqësojnë situatën, duke rritur shqetësimet se do të detyrohen që t'i evakuojnë banorët edhe nga lagje të tjera.
Para se zjarri të niste, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit, lëshoi një paralajmërim për kushte ekstreme të zjarrit për shumicën e territorit të Los Anxhelosit, duke parashikuar erëra nga 80 deri në 130 kilometra në orë.
Dëshmitarët kanë thënë janë djegur shtëpi e vetura, teksa njerëzit janë evakuuar.
“Jemi me fat që deri më tani nuk kemi raportime për të lënduar”, tha shefi i zjarrfikësve në Los Anxhelos, Kristin Crowley, duke shtuar se më shumë se 25.000 persona në 10.000 shtëpi janë të kërcënuar nga zjarri.
Një zjarfikëse shihet afër një shtëpie të kapluar nga zjarri. Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, kushtet atmosferike janë “shumë të këqija”, tha zyra në Los Anxhelos e Shërbimit Kombëtar të Motit.
Guvernatori Gavin Newsom, i cili ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, tha se ka dislokuar personel, zjarrfikës dhe avionë edhe në pjesë të tjera në jug të Kalifornisë për shkak të rrezikut se zjarri mund të përhapet edhe më gjerësisht në rajon.