Zjarret i afrohen Athinës
Zjarrfikësit përpiqen të shuajnë një zjarr në Dionisos, në Greqi, 12 gusht 2024.
Një pemë duke u djegur, ndërsa flakët dhe tymi ngrihen lart në qiell mbi fshatin Varnavas, pranë Athinës, Greqi, 11 gusht 2024.
Dy zjarrfikës gjatë aksionit për të lokalizuar zjarret.
Një avion zjarrfikës shihet duke hedhur ujë në përpjekje për të shuar një zjarr në Grammatiko, pranë Athinës, Greqi, 12 gusht 2024.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi.
Përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin pranë një rruge në Grammatiko afër Athinës, 12 gusht 2024.
Flakët kaplojnë drunjtë e gjelbër...
Ekipet e zjarrfikësve punuan gjatë natës mes 11 e 12 gushtit në përpjekje për të lokalizuar flakët.
Zjarrfikësit arritën të fikin një vatër zjarri në Penteli, mëngjesin e hershëm të 12 gushtit.
Qielli plot tym mbi Tempullin e Partenonit në majë të kodrës së Akropolit në Athinë, më 12 gusht 2024.
Marina Kalogerakou, 24 vjeçe, përdor një kovë me ujë për të shuar vatra të vogla të zjarrit në Penteli, Greqi.
Një tjetër zjarrfikës gjatë përpjekjeve për të shuar një zjarr.
Një veturë e djegur shihet pranë pemëve të djegura pranë fshatit Varnavas të Greqisë.
Një shtëpi u dogj tërësisht nga zjarri në Varnavas, në veri të Athinës, më 11 gusht 2024. Greqia po lufton me disa zjarre më 11 gusht. Re tymi kanë mbuluar pjesë të kryeqytetit grek mes paralajmërimeve për kushte ekstreme të motit për pjesën tjetër të javës.
Një helikopter zjarrfikës hedh ujë gjatë një operacioni për shuarjen e zjarreve në fshatin Varnavas.