Zjarr e topa uji në protestat në Gjeorgji kundër ligjit për “agjentë të huaj”
Një protestues i mbështjellë më flamurin gjeorgjian shihet duke ecur afër zyrtarëve policorë jashtë Parlamentit të Gjeorgjisë më 7 mars.
Protestuesit duke mbajtur një flamur të Bashkimit Evropian shihen duke u goditur me topa uji. Kryediplomati i BE-së, Josep Borell, e ka quajtur projektligjin si “zhvillim shumë të keq” në këtë shtet kaukazian.
Policia duke u sulmuar me zjarr gjatë protestave. Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se ka parë të paktën tri kokteje molotovi që janë nisur drejt forcave policore.
Një kordon policor qëndron përballë protestuesve në një rrugë që të çon drejt ndërtesës së Parlamentit të Gjeorgjisë.
Një grua e prekur nga gazi lotsjellës shihet duke pranuar ndihmë gjatë protestës.
Presidentja gjeorgjiane Salome Zurabishvili – e cila gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara – i ka përshëndetur protestat. “Ju përfaqësoni një Gjeorgji të lirë, Gjeorgjia e sheh të ardhmen e saj në Perëndim, dhe nuk do ta lejojë askënd që të ndërhyjë në këtë të ardhme”, ka thënë ajo përmes një video adresimi.
Një protestues me maskë kundër gazit shihet afër ndërtesës së Parlamentit, pas shkatërrimit të një ndalese, e cila ishte krijuar për të bllokuar protestuesit.
Forcat speciale të policisë shihen të mbledhura, duke detyruar protestuesit që të largohen nga zona afër ndërtesës së Parlamentit.
Zjarri duke u shuar me një top uji.
Një protestues duke pastruar sytë pas sulmit me gaz lotsjellës.
Një protestues i rrëzuar në tokë pas goditjes me top uji.
Protestuesit, njëri prej tyre me flamur të BE-së, duke u goditur me topa uji.
Uji duke rrjedhur nëpër shkallët e Parlamentit të Gjeorgjisë.
Zyrtarë policorë gjeorgjianë dhe makina të tjera shihen afër ndërtesës së Parlamentit.
Është raportuar se protestat do të vazhdojnë edhe më 8 mars.